• |
ide | kryesore

Victoria Beckham thyen heshtjen për “tradhëtinë” e David

Paparazzi



Njëzet vjet pas lidhjes së dyshuar të burrit të saj, Victoria Beckham ka thyer heshtjen për momentin që për pak sa nuk prishi martesën e saj.

Në dokumentarin e ri të Netflix-it “Beckham”, stilistja reflektoi për kohën kur David Beckham u akuzua për tradhëti ndërsa luante në Spanjë në 2003, pas transferimit nga Manchester United në Real Madrid.

“Ishte periudha më e vështirë sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh,” zbuloi Victoria.  Ajo vijoi të përshkruante dhimbjen dhe ankthin që ndjeu ndërsa përpiqej të shpëtonte martesën e saj me Davidin.

“E dini,  në Madrid, ndonjëherë ndiheshim si ne kundër gjithë të tjerëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin,” tha ajo. “Por kur ishim në Spanjë, nuk më dukej sikur kishim njëri-tjetrin. Dhe kjo është e trishtueshme. Nuk mund të filloj as t’ju tregoj se sa e vështirë ishte dhe si ndikoi tek unë. Ishte një makth. Ishte një cirk absolut – dhe të gjithëve u pëlqen kur cirku vjen në qytet, apo jo? Nëse nuk jeni në të.”

Edhe pse Beckhams gjithmonë i kanë mohuar pretendimet se David në të vërtetë kishte një lidhje – kur u pyet nëse ajo ishte e inatosur  me burrin e saj në atë kohë, Victoria e pohoi. “Nëse jam plotësisht e sinqertë, po, isha e inaosur,” pranoi ajo. “Nuk isha e lumtur.”

David trajtoi situatën gjithashtu në dokumentar, duke pranuar, “Kishte disa histori të tmerrshme që ishin të vështira për t’u trajtuar. Ishte hera e parë që unë dhe Victoria ishim vënë nën një lloj presioni në martesën tonë.” Por pavarësisht dramës, martesa e tyre mbijetoi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *