• |
ide | kryesore

Zjarr masiv në kodrat e Krapsit në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarr



Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Kraps, në Fier duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.

Banorët e zonës kanë pikasur të parët zjarrin dhe kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse teksa kanë ndërhyrë me kazma, lopata e degë për të shuar flakët.

Ata pohuan se një automjet zjarrfikës është dërguar tek zjarri dhe po lufton për vënien nën kontroll të flakëve, të cilat të favorizuara nga era e fortë janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *