• |
ide | kryesore

Bardhi akuzon Lulzim Bashën për pazare: Pas humbjes porositi 2 kate në kullën më të shtrenjtë

Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi e ka vazhduar edhe pas daljes nga Parlamenti, konfliktin me kreun e PD-së së vulës, Lulzim Bashën.

Bardhi tha se një muaj pasi Basha humbi zgjedhjet e vitit 2021, bëri një kontratë porosie për dy kate në kullën te Liqeni Artificial i Tiranës.

Bardhi: Së pari më lejoni të sqaroj se situata si kjo e sotmja e provokuar nga Basha janë të përsëritura kur mazhoranca është në vështirësi. E mbani mend kur McGonigal pranoi fajësinë, i kurdisur si ato lodrat erdhi në Kuvend dhe bëri të njëjtën gjë. Edhe sot, kur Edi Rama duhej të mbahej përgjegjës, i kurdisur nga Taulant Balla ngre një problem tashmë të zgjidhur nga PD. Basha e di shumë mirë si është legjislacioni dhe kushtetuta, por ka interes që sa herë mazhoranca është në probleme vjen dhe ngre të njëjtin shqetësim. E vërteta është që në 2021 demokratët luftonin që të bënin Bashën kryeministër, ndërkohë 1 muaj pas humbjes i fut një porosi për 2 kate për kullën më të shtrenjtë të Tiranës.



5 Comments

  1. Bardhi mire qe pallohet se bythen e vet kenaq por tani kenaqka dhe epshet politike te Berishes duke u bere sufler i non grates ne shpifjet e tij tipike te dale te neveritshme.

  2. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.

  3. Nuk r kam per kete lajm. Por nga baraka jone betem lajme te hidhura ka.Ererat e tradhtise fryjne nga te gjitha te çarat e se mjeres barake.Shqiptari e shqiptaria ka vdekur.Qeneria shqyen çdo vlere morale e materiale….. dhe askush nuk ja ndal doren! Popull qe as popull nuke meriton te quhet. As shkrime mbi mure nuk bejme le me te bejme protesta ne shesh deri ne fund, qe te qerojme tadhetaret e te pastrojme kete vend nga llumi i vjedhjeve e i tradhtive te perditeshme! Tung skllaveri! Poshte qeni kryemut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *