• |
ide | kryesore

Michael Jordan, në mesin e 400 njerëzve më të pasur në Amerikë

Paparazzi



Legjenda e NBA-së, Michael Jordan ka patur një arritje të re financiare pasi shiti aksionet e tij në Charlotte Hornets këtë vit.

Këtë javë, Forbes njoftoi se pasuria neto e ish-atletit  është rritur në 3 miliardë dollarë, duke e renditur atë në mesin e 400 njerëzve më të pasur në Amerikë. Jordan është atleti i parë që hyn në listë, duke iu bashkuar  Mark Zuckerberg dhe pronarit të LA Clippers, Steve Ballmer.

Sipas Forbes, të ardhurat e tij nga NBA arritën afërsisht 94 milionë dollarë dhe rreth 2.4 miliardë dollarë vijnë nga marka si McDonalds, Nike, Hanes dhe Gatorade.

Fitimet më të mëdha të fundit erdhën pas përfundimit të shitjes së Charlotte Hornets, e cila u zyrtarizua në gusht për rreth 3 miliardë dollarë.

Pas shitjes sai shkroi një letër emocionuese për tifozët e basketbollit Charlotte. Jordan shpjegoi se “dashuria e tij për basketbollin dhe NBA mbetet e fortë”, por ai në fund mendoi se kjo ishte “koha e duhur” për të përqafuar një rol të ri në organizatën Hornets.

“Tani është koha e duhur që unë të dorëzoj frenat dhe të fokusohem në familjen time, interesat e mia personale dhe disa sfida të reja. Jam i emocionuar të shoh se çfarë do të presë e ardhmja dhe mezi pres të mbështes ekipin dhe komunitetin në rolin tim të ri për shumë vite në vazhdim”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *