• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Si Rama po i jep Bashës përfaqësimin në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në seancën e kësaj të enjteje në parlament do të duhej të votoheshin edhe ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore mandati i të cilit u shty edhe me 6 muaj të tjerë në seancën e një jave më parë.

Në këtë komision të ngritur që gati 2 vjet më parë dhe që është mbledhur më pak se gishtat e një dore, PD-ja përfaqësohet me Enkelejd Alibeajn që është edhe bashkëkryetar si dhe anëtarët: Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula, Grida Duma, Kreshnik Çollaku dhe Lindita Metaliaj.

Nga këta, Duma është larguar fare nga Kuvendi pasi la mandatin ndërsa Lulzim Bashës i ka mbetur vetëm Alibeaj dhe Çollaku pasi të tjerët ose kanë kaluar me Berishën ose nuk i binden më. Në këtë situatë, Basha kërkon të caktojë njerëzit e tij në këtë komision ndërsa Gazmend Bardhi thotë se të drejtën për t’u përfaqësuar e ka grupi që drejtohet prej tij dhe që është shumicë. 

Të dyja krahët në PD kanë propozuar emrat e tyre. Grupimi i Bardhit ka propozuar që në vend të Alibeajt si bashkëkryetar të jetë Oerd Bylykbashi. Ndërkohë mazhoranca duket se po vijon lojën e përçarjes. Në njërën anë njeh Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së, në krahun tjetër njeh Bashën si kryetar të PD-së. Këtë lojë e vijoi edhe seancën e së enjtes.  

Mazhoranca vendoi ta shtyjë miratimin e përbërjes së re të komisionit duke bërë që të reagojnë ashpër përfaqësuesit e PD-së që njohin Gazmend Bardhin si kryetar të grupit parlamentar. Ky i fundit aludoi se ka një pazar të fshehtë mes Ramës dhe Bashës që në komisionin e reformës të shkojnë deputetë të PD-së së vulës.

“Bëni teatër në mëngjes, që gjoja jeni në konflikt, se po zihet një koleg i joni që ka vendosur të keqpërdoret në këtë histori me kryetaren e Kuvendit që të vini tani në darkë dhe të na thoni ne, siç në fakt e keni marrë tashmë vendimin se përfaqësuesit e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore nuk do t’i caktojmë ne të nderuar kolegë, por do të na i caktojë ky krahu këtej – tha Bardhi në seancë duke kërkuar ndërprerjen e saj që ai të mblidhte grupin parlamentar.

Me rikthimin nga pushimi, deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren dhe vendet ku ulen ministrat duke bërë që kryetarja Nikolla të deklarojë mbylljen e seancës. Një reagim të fortë bëri edhe Sali Berisha pas mbylljes së seancës.

“Ky përbën një atentat vdekjeprurës për pluralizmin parlamentar. Deputetë e opozitës bënë të pamundurën për të bllokuar këtë votim. Puçistët shtynë votimin për një javë. Jemi në prag të një situate që nuk ka ekzistuar kurrë në këtë parlament” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Luftë “kullash” në PD/ Bardhi: Basha porositi dy kate në zonën më të shtrenjtë në Tiranë

 



2 Comments

  1. A e mbani mend Vetvendosjen ne Kosove dikur qe hidhte gaz lotsjelles ne kuvend? Ndaloni punimet e parlamentit cdo te enjte e pastaj shihni si do reagoje pozita rilindase + luldhimsja

  2. E bënte Vetvendosja por për hir të vërtetës kushdo që ishte në pushtet atje nuk krahasohet me diktatorin Rama dhe rilindasit. Këta po ja kalojnë dhe Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *