• |
ide | kryesore

Rama shmang dënimin e Serbisë për sulmin terrorist

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka përngjarë sot me atë anekdotën e atij burrit që guxon të nxjerrë këmbën nga rrethi, ndërsa ka folur për gazetarët në vigjilje të takimit të Komunitetit Politik Europian, në Granada të Spanjës.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist serb ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, kryeministri shqiptar deklaroi: “Fakti se Republika e Serbisë ka deklaruar ditë zie për anëtarët e grupit kriminal paramilitar që vrau policin, është e mjaftueshme për të thënë që kjo nuk është europiane, nuk është e pranueshme”. Sipas Edi Ramës, akti për të cilin duhet mbajtur qëndrim ndaj Beogradit është dita shtetërore e zisë dhe jo faktet se armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake janë bërë në Serbi, se Radojçiçi u arrestua për t’u lënë i lirë dhe nuk po ekstradohet në Kosovë dhe se kriminelët e Banjskës vazhdojnë të strehohen atje.

Të kërkosh të mbash qëndrim ndaj Serbisë për nderimin që u bëri kriminelëve që vranë policin dhe jo për organizimin dhe nxitjen e një konflikti me armë në veri të Kosovës, është të shmangësh thelbin e krizës që burimin e ka në Beograd. Për më tepër që pas këtij “sanksionimi” për Serbinë, Edi Rama i rikthehet përsëri direktivave për Prishtinën, që në këtë rast është viktimë e pastër e agresionit paramilitar serb.

“Në këtë rast ka nevojë që autoritetet e Kosovës të lëvizin përpara dhe të tregohen proaktivë në dialog dhe të marrin në konsideratë planin franko- gjerman që është një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe rajonin”, deklaroi Rama, ndërkohë që një pjesë e madhe e opinionit publik, si në Kosovë ashtu edhe në vendet perëndimore, mendojnë se pa dënuar Serbinë për aktin e rëndë, nuk mund të ketë kuptim ulja në tryezën e bisedimeve. ©lapsi.al



10 Comments

  1. Po zbrit njehere ne beteje o bushat shiko sa vota do te marresh e atehere na jep mendje per politike se si halenist dukesh qe je i njeanshem…..ti e ke personale me Ramen po ne si popull ç’na duhen antipatite tuaja.Gazetari thjesht jep lajmin dhe nuk ka pse te jape opinion.

  2. Ideja e shkembimit te teritoreve me arsyetimin se jane te banuara ne shumice nga serb apo shqiptare eshte nje ide qe shkon ne kundershtim se pari me statusin qe ka shteti i Kosoves si shtet multietnik , cka nenkupton kushte dhe te drejta te standartit demokratik la dallim etnije, besimi , race etj etj veç kesaj shkembimi i teritoreve eshte ide dhe praktike fashiste …. dhe vetem te tillet e mbeshtesin

  3. Po ti kari pse lexon opinionet?
    Ik te mero gelbaza dhe lexo mutrat e tapelenasit. Se mos na del edhe ky grek, apo me mire serb?

  4. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.

    1. Eshte kohe e humbur te meresh me kete palloshin,ky di te bej vetem pazare ,nuk di te bej marveshje me askend! Ky e shte murtaja I komunizmit te Sorosit : bente pazar kur qe ne bashki apo I harruat 20% ? Beri pazar me Liken,me Tosin me Rucin,me te gjithe patronazhistet,beri dhe po ben pazare me Salen,me Lulin, dhe me nderkombetaret dhe gjithmon ka dal I fituar ! Ka kohe qe ka bere pazare me Batoni,me Vucicin,me Thacin per ndarjen e Kosoves,por nuk keni pare gje akoma se shpejti do perfundoj se Esati! I themi ne nga anet tona ” ta bie haberin ai qe ven pas!

  5. Egoja e semure e kryeministrit tone i kalon caqet e arsyes. Ne qofte se eshte i afte ne leximin e Fishtes ne gegenisht do ti bente mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *