• |
ide | kryesore

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon Foltoren, ndërhyn Garda

Lajme, Të fundit



Kuvendi ka vazhduar me debate të ashpra mes demokratëve.

Sali Berisha qëndroi në Foltore, ku po fliste për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është antishqiptare dhe pro Vuçiç.

Nga vendi, fjalën e mori Lulzim Basha që kërkoi nga kryetarja Lindita Nikolla “të shqyrtojë vendimet e PD-së”, disa ditë pasi çoi shkresë në Kuvend për përjashtimin e 11 deputetëve që prej kohësh janë reshtuar me Berishën.

Ndërkohë, demokratët iu drejtuan kryeparlamentares Lindita Nikolla me tone të larta.

Në seancë ndërhyri Grada, ndërsa deputetët kundërshtuan duke thënë se “Foltorja është jona, jo e Gardës”. Disa minuta më pas, Nikolla kërkoi largimin e Gardës nga salla dhe vazhdimin e seancës.



5 Comments

  1. Nje verejtje per redaksine:Cdo lajm qe jepni,duhet te kete te shenuar kohen,qe jepet,daten dhe oren.Ju te gjtha informcionet i shenoni,nje ore me pare (me pare se kur?) 3 ore me pare e tje.Lajmi lexohet ne cdo ore te dites dhe koha qe shenoni ju,nuktregon asgje.Shikojeni ddhe korrigjojeni,ju lutem!

  2. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *