• |
ide | kryesore

Baerbock: BE të mbajë premtimet, të shpejtojë ritmin e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi sot në Tiranë se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të mbajë premtimet që ka bërë prej kohësh, ndërsa shtoi se duhet të shpejtohet ritmi i integrimit në Bashkimin Europian.

Baerbock mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që zhvilloi punimet në Tiranë.

“Është kënaqësi që Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet tanimë për herë të parë në rajon, pikërisht atje ku është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të Ballkanit Perëndimor. Ditën e hënë isha së bashku me kolegë të mi nga BE dhe KE në Kiev, ku ishte i njëjti entuziazëm për Europën”, tha ajo.

Baerbock theksoi se është veçanërisht e qartë se e ardhmja e të rinjve të rajonit gjendet në Europë”.

“Nëse Europa nuk vjen te ta, ata do ta gjejnë një rrugë drejt saj. Ndaj të gjithë duhet të shpejtojmë ritmin e integrimit në BE. Vizita në Kiev na ka bërë të qartë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e shndërron anëtarësimin në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor të domosdoshëm në dimensionin gjeopolitik”, tha ajo.

Kryediplomatja gjermane theksoi se në këtë kontekst të rinjtë me të drejtë presin prej nesh.

“Ata dëshirojnë të çlirohen nga zinxhirët e së shkuarës dhe të kenë perspektivën për të ardhmen e tyre. Hapja e një dege të Kolegjit të Europës në Tiranë, një institucion simbol europian, tregon se Shqipëria ka mbërritur e sigurt në familjen tonë europiane. Po ashtu Gjermania do të alokojë 300 mijë euro, në fondin për ndërtimin e urave mes artistëve të rinj në Ballkanin Perëndimor, duke hapur një rrugë të pajtimit”, shtoi ajo.

“Për herë të parë të rinjtë pa qenë nevoja të investojnë shumë mund të vizitojnë njëri-tjetrin. Diplomat e tyre janë njësoj të vlefshme. Ne duam të ecim krah për krah me ju në rrugën drejt BE-së. Për këtë lipsen reforma të reja dhe të domosdoshme në rajon, por edhe që ne të përpiqemi bashkërisht brenda për brenda BE-së. Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet që kemi dhënë para shumë kohësh”, shtoi ajo.



1 Comment

  1. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *