• |
ide | kryesore

Inzaghi i tërbuar me lojtarët e tij: “Jam i zemëruar, humbëm pikë gjaku”

-Instant, Sport
Inzaghi



Pas rikuperimit 2-2 të pësuar nga Bolonja në San Siro, Simone Inzaghi përtypet hidhur. “Unë jam i zemëruar dhe lojtarët po ashtu. Është hera e dytë që jemi përpara dhe nuk e fitojmë ndeshjen – tha tekniku i Inter për DAZN -. Në rastin e parë humbëm ndaj Sassuolo, sot barazuam”. “Në pjesën e parë shënuam dy gola dhe mund të kishim shënuar sërish. Por dy golat që pësuam erdhën nga dy pakujdesi tonat – shtoi ai -. Në rezultatin 2-2 pastaj ishte një monolog, por ishim të pasaktë”.

“Në rezultatin 2-0, me atë që prodhuam dhe me qëndrimin e skuadrës në fushë, nuk e pranoj këtë barazim – vazhdoi Inzaghi -. Tekniku pastaj analizoi pësimin e rikuperimit të Bolonjas: “Është futboll, duhet të rritemi dhe të punojmë më shumë. Na mungoi përqendrimi. Në rezultatin 2-0 nuk duhej të lejonim rihapjen e ndeshjes – vazhdoi ai -. Penalltia e 2-1 i dha energji Bolonjës, që e dimë se është një ekip cilësor”.

Lexo më tej: Video/ Acerbi e Lautaro nuk mjaftojnë: kthesë e bujshme e Bologna me Orsolini e Zirkzee, bllokohet arratia e Inter

“Në golin 2-2 mund të kishim mbyllur më herët dhe ta mbulonim fushën më mirë. Këto janë pikë gjaku të humbura që nuk më rrinë mirë – shtoi trajneri zikaltër -. Pas 2-2 ne krijuam shumë dhe humbëm disa mundësi të rëndësishme. Një ekip me përvojë si i yni, megjithatë, duhet të qëndrojë i fokusuar pas epërsisë 2-0. Zëvendësimi i Thuram? Zgjedhje teknike…”. Në fund, për parakalimin e mundshëm të Milan në renditje, Inzaghi bën indiferentin: “Ne duhet të mendojmë për çdo ndeshje të vetme. Ne jemi zotër të fatit tonë, nuk kemi pse të shikojmë të tjerët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *