• |
ide | kryesore

Presidenti i Genoa, Zangrillo, akuza për golin e Pulisic: “Jetojmë në një botë ku fiton gjithmonë Goliathi”

-Instant, Sport
Zangrillo



Genoa u mund 0-1 në shtëpi nga Milani dhe goli i Pulisic u kontestua ashpër nga vendasit. Sidomos për faktin se u akordua pasi u kontrollua për 4 minuta në VAR. Pas ndeshjes, trajneri Alberto Gilardino nuk foli, ndërsa presidenti Zangrillo nuk përdori lojëra fjalësh: “Nuk kam zemërim, por ka shumë keqardhje dhe shumë hidhërim për humbjen. Kjo është një lojë dhe ne e dimë, por shpesh prishet kur përballen skuadrat e vogla me të mëdhatë. Të gjithë e panë se cfarë ndodhi në 5 minutat e fundit. Kam respektin maksimal për arbitrat, të cilët i kam mbrojtur gjithmonë, por është legjitime të bësh pyetje. Në rast të situatave të dyshimta zgjedhjet bien gjithmonë kundër nesh, goli i Pulisic është ndihmuar qartë nga kontrolli i krahut. Pastaj Maignan bëri një ndërhyrje vrastare: do të shohim sa ndeshje skualifikim do t’i japin… Ndonjëherë do të mjaftonte që buon sensi të zbatohet në lojë”.

“Po shkatërrojmë një lojë – vazhdoi presidenti i Genoa Zangrillo -. Kërkoj respekt për 35 mijë shikues në stadium, sepse është e qartë se çfarë ndodhi sonte. Kur nuk ka siguri, ne e pësojmë gjithmonë. Do ta kapërcejmë edhe këtë episod”.

Tani për fatin e mirë vjen pauza për impenjimet e kombëtareve: “Ne kemi një ekip që interpreton çdo ndeshje sa më mirë të jetë e mundur dhe ecën përpara i bindur për forcat e veta. Vlerat do të triumfojnë në fund. Le të ndalojmë së qeni hipokritë: mes Davidit dhe Goliathit ne jemi në një botë në të cilën fiton gjithmonë Goliathi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *