• |
ide | kryesore

Tjetër shef policie në pranga, ndihmoi grupin e Gëzim Çelës për trafikun e drogës

Arkiva, Kryesore, Lajme
Gezim Çela Dritan Meta



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku e kishte emëruar vetë Dritan Metën në Mars të këtij viti si shef komisariati në Kurbin, por pas 6 muajsh është detyruar të dalë në një konferencë për të lajmëruar arrestimin për shkak se akuzohet se ka ndihmuar trafikantët e drogës.

Operacioni për të cilin u arrestua Meta është zhvilluar dy muaj më parë, kur në Lagunën e Patokut, disa trafikantë u kapën disa milje larg bregut duke kaluar një sasi të vogël kanabisi drejt një anijeje me vela, me flamuj të Ukrainës. Në momentin që kuptuan se ishin të rrethuar nga forcat e policisë, trafikantët i vunë flakën anijes që u përmbyt. Në përfundim, policia gjeti vetëm 23 kilogramë.

Të arrestuar ishin dy ukrainas të identifikuar si Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biello, ndërsa shqiptarët Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela dhe Besnik Brokeri.

Prokurorëve të SPAK u janë dashur disa muaj për të arritur tek Dritan Meta, shefi i komisariatit të Laçit dhe Gëzim Çela, një emër i njohur i botës së krimit, me influencë në zonën e Laçit.

Çela ka një histori të gjatë të përfshirjes në trafikun e drogës.

Një laborator heroine dhe kokaine u zbulua në qershor 2014 në zonën e Laçit, ku veç sasive të mëdha të drogës, u sekuestruan edhe armë automatike, snajperë dhe lëndë eksplozive. Pikënisja e aksionit ka qenë një kimiste, që dyshohet se punonte për rrjetin e trafikut, ka shkuar nga Tirana në Prishtinë. Në pranga përfunduan 7 persona, 4 në Tiranë, Laç dhe Morinë dhe 3 të tjerë në Kosovë, mes tyre edhe kimistja Valentina Tufa. U zbulua rreth 74 kilogram kokainë. Drejtuesi i këtij rrjeti, ishte Gëzim Çela ende në arrati.

Gjatë operacionit u gjetën në njëk vilë në Fushë Kuqe të Laçit dhe 850 litra përzierës, një mjet i blinduar, si dhe armë e municione luftarake. Kjo godinë dyshohet se ishte kthyer edhe në një laborator droge ku bëhej përzierja, ndarja dhe peshimi i lëndës narkotike me mjetet përkatëse. Në një kasafortë të vilës u gjetën 143 mijë euro, disa orë të kushtueshme dhe bizhuteri të ndryshme. Një laborator tjetër u zbulua në Prishtinë, pikërisht atje ku kontrollohej cilësia e lëndës narkotike para se të nisej në drejtim të Shqipërisë.

Pasi u arrestua disa vite më parë, ai u lirua nga gjykata shqiptare me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por përfitoi duke u arratisur. Edhe nga kërkimet e ditës së sotme, Gëzim Çela nuk është gjetur.

Ai kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

Prangosja e shefit të policisë së Laçit, Dritan Meta me urdhër të prokurorëve të SPAK pason disa arrestime në radhët e policisë, që kulmuan me operacionin “Metamorfoza” aty ku përgjimet zbuluan gjunjëzimin e uniformave blu nga krimi me lidhje të forta politike./Lapsi.al



12 Comments

  1. Opozita e nongratave ka vite qe akuzon policine si te lidhur me krimin bile vete nongrata

    dore vete thote narkopolicia. Vertete ka me shumice shefa komisariatesh, shefa te antikrimit, police

    e nganjehere edhe ndonje minister le lidhur me krimin por kjo nuk do te thote se 100 perqind

    policia eshte e lidhur me krimin, ka edhe ndonje polic qe eshte i ndershem dhe merr vetem

    rrogen.

  2. A gjeni dot ndonje shef policie apo qeveritar qe nuk eshte ne sherbim te krimit. Ky do ishte lajm. Pa si ky qe u kap jane te gjithe

  3. Basha ‘fshiu’ nga lista e aktorëve politikë pikërisht Sali Berishën, njeriun e shquar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me “bijtë e terrorit”, deri duke e kthyer vendin në poligon për stërvitjen radikalëve islamikë të Al Kaedës dhe u bë ‘mikpritës’ i vetë Osama Bin Laden. Pra Berisha në krye të PD dhe opozitës do ishte një Hamas, Fatah, Hesbullah dhe Xhihad bashkë, në këtë situatë. Do na kishte marrë erzin para botës.Ke salihu sa per te gjithe o shpellkar cecen

    1. Ja rrofsh krahun demokrateve dhe Sales o ripjells po me xhihadist se ju qe zbrazet shqiperin nuk ka ,tani keni fillu ka pune por nuk ka puntore qe ja punturovshin robt shpellaret meqense i keni shume per zemer

  4. Nuk ja ke permendur te gjitha Sales ti i ores 21,44. Pervec atyre qe permend ti Sali Berisha ka

    qene i lidhur edhe me Cosa Nosra, Ndrageten, Camorren, Isisin, organizaten Boko Haram ,me

    Al Capone , me Pablo Escobar deri edhe me Benitto Musolinin e Adolf Hitlerin pa permendur lidhjet

    e tij me te hershme me pushtuesin e tmerrshem mongol Chengis Khan.

    bile edhe me vete Chinghis Khan

  5. Në emisionin e Ylli Rakipit (në pjesën e dytë), ishte e ftuar Evi Kokalari, shqiptaro-amerikania që tentoi të mbështeste Sali Berishën pasi e nxorrën Non Grata, por nuk arriti gjë. Saliu ngeli prapë Non Grata dhe vulën nuk e morri dot. Po ashtu Evi ishte edhe kundër Belindit te Foltorja dhe kandidimit të tij si kryebashkiak në Tiranë. Pra e gjendur në këto kushte ku nuk mund të çante dot më te Foltorja, se s’po e pyeste më njeri, u ndje e përdorur dhe e hedhur tutje si leckë, dhe nuk shihte ndonjë të ardhme me ndonjë post, tashmë së fundmi deklaron se do bashkëpunojë me Bashën meqënëse ai ka vulën e PD. Pikërisht në lidhje me këtë, Ylli Rakipi i nxorri një sinkron me deklaratat e Evit dikur kur thoshte se Luli Basha ishte gjobaxhi biznesesh, i paaftë, përçarës partie, bashkëpunues me Ramën etj. Me të drejtë Ylli dhe Seamini i bën pyetje se me çfarë parimi ngrihet kjo politika e re e Evit, pasi kjo është thjesht deja vu-ja e pragmatizmit të politikës së vjetër deri më sot, pra “lëpij atë që pështyj” vetëm për të përfituar personalisht, por Evi u nxeh e filloi të shante në Anglisht me perla të tipit: “Screw you, fuck you, assholes”, dhe e quajti gazetarinë e Yllit fshatareske, dhe Yllin si servil e pa këllqe ndaj Ramës mqs në një emision të dikurshëm Ylli kishte lënë Ramën të ulej në vendin e tij… Ç’t’ju them e ç’t’ju mollois! Një perlë e paparë! Evi si gango amerikane që shante Yllin dhe Seamini sikur të ishin shokët e saj të LGBTQI që ka në Amerikë, (pra shokët që hiqen si konservatorë edhe pse nuk kuptohet se si një anëtar i LGBTQ të jetë konservator dhe jo liberal i majtë!). Evi doli nga vetja sepse me pak fakte i doli në pah që është e gatshme të bëjë koalicion edhe me Bashën, një dordolec të Ramës, vetëm e vetëm për t’u futur në politikë, pra të sigurojë një vend si deputete, e pastaj KÇK, të dalë ku të dalë, se për të fituar zgjedhjet kundër Ramës me Lulin as që bëhet fjalë! S’ka faj Evi sepse po nuk fitoi Trump në zgjedhjet e ardhshme, edhe Evi s’ka ku shkon, s’ka më favore e as poste andej, takat për të punuar më si agjente imobilare në këtë moshë nuk ka, kështu që më mirë kap ndonjë post andej nga PD e Lulit dhe ngre ndonjë mikro karrierë këtej se ku i dihet. Dhe për t’a arritur këtë, Evi është gati të bëjë pakt edhe me këdo pocaqi politike të korruptuar apo tradhëtar, qoftë edhe me Lul gjumashin. Por Ylli ja plasi në surrat pafytyrësinë dhe mungesën e koherencës, se dakord që vjen nga SHBA, por për budallenj nuk na bën dot. Evi e irrituar tejmase dhe e ofenduar se i thanë të vërtetën në sy, iku nga studio, pasi nuk e përballoi dot debatin, dhe në mos gaboj, duke ikur i nxorri edhe gishtin e mesit Rakipit. Super perlë amerikane tipike! Problemi është se tani Evin nuk e merr asnjë studio TV për intervistë apo promovim. Top channel nuk e merr se ka thënë ca fjalë për Salianjin dhe Gridën. News24 dhe Irfani nuk e merr se i tha që financon Tik Llapajn bashë me Metën. I ngelet vetëm Çim Peka. Por Çimi i merr urdhërat nga Saliu dhe Zeni dhe nuk e ftojnë më ma do mendja me ato që ka thënë për Bashën dhe Metën. Pra i ngelet për intervista dhe propagandë vetëm Dudushi te RTSH, se Fevzo s’ma do mendja t’a ftojë, pasi Fevzo dhe Klani bëhet përherë me pushtetin dhe me shumicën e PD pra me Saliun dhe foltoren (se dikur Klani ka marrë shumë para me reklama shtetërore nga Saliu dhe qeverisja e tij dhe favore të tjera po ashtu). Sidoqoftë nuk është se i plas kujt se ku do dalë Evi në TV. Por, mësuam live se si qënka Amerika dhe “diplomatët” e saj, , (edhe pse e dinim), Evi me pseudo diplomacinë e saj do të tregojë se kështu fitohet kundër një regjimi në 2025, broçkulla hesapi, se qëllimi kryesor është të përdorë logon e PD dhe të vërë emrin e saj në listën e sigurtë për deputete në Tiranë. Kjo është filozofia konservatore e SHBA, “për poste e pushtet bashkohet me këdo qelbësirë politike”, e në fakt kjo është politika e vjetër 30 vjeçare në Shqipëri. Ashtu tha dhe Rama dikur. Bëri 21 Janarin për Metën, dhe pastaj e morri si patericë më qeveri, e kur nuk i duhej më e largoi. Po ashtu edhe Berisha, dikur shante Metën, pastaj bëri koalicion, e pastaj Meta iku te Rama, e më pas këto vite në opozitë u bashkuan prapë bashkë. Evi amerikania s’paska asgjë ndryshe nga politika e vjetër, po deklaron se do ndryshojë sistemin tonë të kalbur e të korruptuar politik me “diplomacinë” e saj të tipit “për hir të vulës puthet edhe me Bashën pasi e ka pështyrë”! S’ka faj Evi! Amerikanët janë të drejtpërdrejtë por e bëjnë me lezet të kamufluar dhe me ligj, nuk bëjnë korrupsion fshehur si ne (që themi pastaj s’kam faj se ai hëngri dardha pas shpine). Ata shfrytëzojnë termin dhe konceptin e LOBINGut. Pra me lobing, Basha thuhet se pagoi dhjetra mijëra dollarë për një foto me Trumpin, apo edhe skandali i lobimit të qindra mijëra dollarësh përmes Nick Muzin,, kurse Rama dikur shkoi në darkën e mbledhjes së fondeve të fushatës së Obamës në 2012, u paguan dhjetra mijëra dollarë, shkoi atje “si gruaja e Bilalit” dhe bëri foto me presidentin, dhe nuk e gjeti gjë nga drejtësia edhe pse ishte e ndaluar. Këtu te ne foto e Bashës me pagesë quhet popullorçe korrupsion, e po ashtu rasti i Ramës paligjshmëri. Kurse gjasme diplomacia pragmatiste e Evit për bashkëpunim me Bashën se ka vulën, quhet pafytyrësi politike, interes për përfitim personal, dhe mungesë koherence dhe morali politik. Pra, ne të paktën jemi më të sinqertë se Amerikanët, nuk e bëjmë korrupsionin me ligj, e bëjmë fshehur, dhe hiqeni si të ndershëm, përndryshe dhe po u kapëm themi që hëngri dardha fshehtas. Evi tani na vjen të na mësojë demokracinë dhe diplomacinë sipas saj.
    O EVI, MA VAFFANCULO!

  6. Ca po thua?
    Ketu ka vend vetem per tipa si arixhiu ilir debili felaj gjiza sudja visi mut ariu safeti te qiu… shukriu rrafja mamaqiu mimizhaba dhe pidhi i motrave kurva komuniste

    1. O Gimi , mos je qorr gjë? Ku e pe pa emër te 00:52? Pastaj kush tha që është Kokëpalare Evi? Është Kokalare, por ajo të paktën e ka fituar një gjyq për shpifje kundër Frrok Çupit. Këta politikanët e tjerë shahen e lëpihen si palaço dhe asnjëri nuk shkon në gjyq se nuk mbajnë përgjegjësi për ato ça thonë.

  7. baromi takoi rramazonin nashti do shikoni ca do boj shteti I qelbisirave sociadhiste,pordhicia arrestojn pordhicine qe duam

  8. dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre.

  9. Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen Non-Grata, veç të tjerash, specifikon se “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe ALEATËT POLITIKË NË KURRIZ TË HETIMEVE TË PAVARURA”.

    Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës, duke goditur Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare, është mëse e kuptuar arsyeja e vërtetë e këtyre sulmeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *