• |
ide | kryesore

Irani mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Lajme, Planet



Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara mohoj përfshirjen në një nga sulmet më të përgjakshme në historinë e Izraelit, kur grupi islamik Hamasi vrau 700 izraelitë dhe rrëmbeu dhjetëra të tjerë. Të vdekur kanë mbetur gjithashtu edhe mbi 400 palestinezë në Gaza.

“Masat e vendosura të marra nga Palestina përbëjnë një mbrojtje plotësisht legjitime kundër shtatë dekadave të pushtimit shtypës dhe krimeve të urryera të kryera nga regjimi i paligjshëm sionist”, tha misioni iranian i OKB-së. Irani nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Hamasin si dhe armatosjen e tij.

“Ne qëndrojmë në mënyrë të prerë në mbështetjen e palëkundur të Palestinës, megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina”, thuhet më tej në deklaratë. Hamasi tha se ndihma nga Irani bëri të mundur sulmin e tij në agim gjatë fundjavës.

Por Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha CNN të dielën se qeveria amerikane “nuk ka parë ende prova që Irani drejtonte ose qëndronte pas këtij sulmi të veçantë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *