• |
ide | kryesore

Giroud shpjegon pritjen që shpëtoi Milanin: “Zbavitëse! Kam një hematomë të vogël”

-Instant, Sport, Video
Giroud



Nuk shuhet jehona e mrekullisë së Olivier Giroud si portier në Genoa-Milan. Në grumbullimin e kombëtares franceze, ku u thirr nga trajneri Didier Deschamps për ndeshjet kundër Holandës dhe Skocisë, sulmuesi i Milanit shpjegoi ndjesitë e atyre momenteve emocionuese: “Ishte kënaqësi, ishte argëtuese. Kam një hematomë të vogël (tregon parakrahun e djathtë, red.) por jam mirë. Gjithçka është çështje guximi, e gjitha guxim!”.

Më pas Giroud u pyet për traversën e Gudmundsson: “Përfundoi në traversë, ndaj isha i qetë. Qetësi, qetësi” bëri humor ai me stafin e Gjelave.

Lexo më tej: Video/ Genoa dënohet nga Pulisic, portieri’ Giroud shpëtoi rezultatin: Milan i vetëm në krye të Serie A

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *