• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Intervale të gjata kthjellimesh

Lajme, Të fundit
Moti,



Me intervale të gjata kthjellimesh paraqitet territori shqiptar deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin. Edhe gjatë pasdites moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit por rënie me 2 gradë C pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C. Parametri i erës do të jetë kryesisht, mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave si edhe lagështirë të lartë në ajër në te gjithë territorin e Kosovës por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 22°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë; por herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtesinë 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës; parashikohet të dominohet nga intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Pritet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë MV. Temperaturave të ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Verior.

Europa

Ishujt britanikë si edhe vendet e Balltikut do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, Europa Lindore si edhe gadishulli Skandinav do të dominohen nga reshje shiu e dëbore ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të dominojnë; Gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *