• |
ide | kryesore

Lufta Izrael-Hamas/ Shkon në 1055 numri i palestinezëve të vrarë

Lajme, Të fundit



Ministria palestineze e Shëndetësisë ka lajmëruar se numri i të vrarëve në Gaza është rritur në 1055. Nga përditësimi i Ministrisë bëhet me dije se 1055 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5100 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit të shtunën, raporton BBC. Ministria e Shëndetësisë tha më herët se gati 60% e të plagosurve në Gaza ishin gra dhe fëmijë/

Nga ana tjetër, ushtria izraelite, foli për 1200 të vdekur në Izrael dhe më shumë se 2700 të plagosur. Viktimat janë kryesisht civilë, të vrarë brenda shtëpive të tyre, në rrugë ose në një festë në natyrë. Dhjetra izraelitë dhe qytetarë të vendeve të tjera po mbahen peng në Gaza. Militantët e Hamasit që mbajnë peng civilë dhe ushtarë kërcënuan të hënën se do të ekzekutonin një peng për çdo shtëpi të goditur në Gaza pa paralajmërim, por të martën mbrëma nuk kishte asnjë shenjë se ata e kishin kryer kërcënimin e tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *