• |
ide | kryesore

Rezoluta për sulmin në Banjskë/ Të gjitha akuzat e Ramës për Albin Kurtin (VIDEO)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga rezoluta e parlamentit të Shqipërisë që bashkoi socialistë dhe demokratë për sulmin terrorist të Banjskës, pritej që të mbështetej pa asnjë kompleks rezoluta që miratoi parlamenti i Kosovës në datën 28 Shtator, për të njëjtën ngjarje. Kjo mbështetje është e shkruar tekstualisht në një paragraf të dokumentit, por serish nuk mund të thuhet se parlamenti i Shqipërisë ishte i qartë në qëndrimin për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Sepse në rezolutën e Kosovës atë që ndodhi në 24 shtator i referohet si “sulm terrorist, i organizuar nga Republika e Serbisë”, ndërsa parlamenti i Shqipërisë e quan “sulm të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë”.

Ky detaj, i vogël në dukje është shprehje e dy qasjeve të ndryshme të Kosovës dhe te Shqipërisë në raport me rolin e Serbisë mbi aktin terrorist.

Por shprehja më e mirë e kësaj diference mes dy parlamenteve ishte fjalimi që kryeministri Rama mbajti në parlament.

Lexo edhe: Sulmi terrorist në Kosovë/ Dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare

Lexo edhe: Rama, kritika me gjysëm zëri Serbisë për nderimin e terroristëve

Lexo edhe: Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

Për 1 ore e gjysëm, Rama foli per amanetin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, varrin e Ibrahim Rugovës, burgosjen e Hashim Thaçit, heroizmat e Ramush Haradinajt dhe viktimat e Millosheviçit dhe të Enver Hoxhës, kaloi madje edhe ne krahasimet e konfliktit mes palestinezeve dhe izraelitevem por iu përvodh dënimit të aktit terrorist nga Serbia.

Në vend të kësaj u mor me opozitën në Shqipëri, me qeverinë në Kosovë dhe me opinionin publik që nuk bie dakort për marrëveshjet e tij me Serbinë dhe sinkronizimin qe shfaq me Vuçiçin.

Opozitës shqiptare iu referua si “planeti non grata”, ndërsa qeverinë e Kosovës e akuzoi se vrasjen e policit Afrim Bunjaku e shfrytëzoi për përfitime elektorale, duke u shprehur se “nuk ka asnjë shans” që Shqipëria “t’u mbajë iso” kryeministrave të Kosovës. Për këto qëndrime të Ramës në raport me Albin Kurtin dhe qëndrimin që mbajti ai pas sulmeve në Banjskë mund ta ndiqni më poshtë:



24 Comments

  1. Mekati me i voget i KM ka qene qendrimi antikosovar dhe proserb te cilen e mbajti

    ne vazhdimesi. Kjo, jo se ceshtja e Kosoves eshte e vogetl por impakti i deklaratave e

    qendrimeve te tij ka qene ZERO per Kosoven. Edhe kryeenderren e tij per Ballkanin e

    Hapur qeverite kosovare as nuk ja kane vare fare duke bere qe Ballkani i Hapur te

    shkoje per lesh. Perkundrazi mekatet e tij si KM i Shqiperise kane rezultuar te “sukseshme”

    mbi 38 000 qytetare jane futur ne burg vetem brenda nje viti per fatura dritash, mbi

    9 000 banesa jane shemb duke nzjerre banoret ne rruge te madhe, mbi 900 000 qytetare

    jane detyruar te largohen nga Shqiperia per shkak te politikave te tij diskriminuese,

    ka shkaterruar mekanizmin kryesor te nderrimit te pushtetit pa dhune qe eshte vota e lire,

    ka ngrit korrupsionin dhe korruptimin ne politike shteterore, ka vu te gjitha institucionet

    nen kontrollin e partise me keq se ne kohen e komunizmit, ka bere qe se paku gjysma e

    popullit te skeduar nga patronazhistet si te papreferuar te regjimit te mos gezojne te

    drejtat dhe lirite qe u garanton kushtetutsa, te mos jen e te barabarte para ligjit, te ndjehen

    ne atedheun e vet te neperkembur, te perjashtuar si ne nje regjim pushtimi dhe per kete

    arsye te ikin ne mase nga Shqiperia si ne kohet biblike.

    1. Respekt per Ramen qe ndjek vetem orientimin pro SHBA dhe BE. SHBA ja shkerdhen sumen rusit,serbit edhe cdo kelyshi ruso serb qe flet shqip.

      1. Është injorancë e madhe që të identifikosh SHBA e BE si persona të veçantë me të cilët duhet të jesh detyrimisht pro.
        Si në SHBA, ashtu edhe në BE funksionojnë parimet demokratike të mendimit ndryshe, të kushtëzuara edhe me interesat strategjike nacionale apo edhe ato gjeopolitike të kohës.
        Në SHBA , tempullin e demokracisë botërore, është e përcaktuar me Kushtetutë që një president që ka njëkohësisht edhe atributet e ekzekutivit, të mos zgjidhet më shumë se dy mandate.
        Në Europë, përveç Bjellorusisë e Rusisë por edhe të Shqipërisë, nuk gjen ndonjë shtet me ndonjë president apo kryeministër që të pretendojë të sundojë në politikë gjithë jetën.
        Edhe kur ka ndodhur që ndonjë kryeministër është zgjedhur nga populli për një mandat të tretë, ai ose ajo, nuk e ka çuar deri në fund mandatin por ka dhënë vetë dorheqjen.
        Për tu kthyer tani në situatën politike të konfliktit midis Kosovës e Serbisë.
        Nuk ka asnjë dyshim se po të mos ndërhynte SHBA me NATO-n, Kosova ndonëse luftoi me heroizëm, nuk do të arinte të merte pamvarësinë.
        Ama është naive të besojmë që gjithë politikanët e SHBA nga të dy partitë e saj të mëdha, kanë mbështetur vetëm Kosovën
        Ka pasur edhe ka akoma edhe sot politikanë amerikanë që kanë mbështetur lobin serb edhe për shkaqe elektorale., pasi ky lob është më i madh se ai i shqiptarëve në SHBA.
        Në BE, akoma më keq.
        Përveç 5 shteteve antare të saj që akoma sot vazhdojnë të mos ta njohin pamvarësinë e Kosovës, ka shtete të fuqishme si Franca që ka pasur lidhje të fuqishme me ish monarkitë sllave.
        Kur në Kosovën e çliruar pas bombardimeve të Natos në Beograd, hynë forcat paqëruajtëse të OKB, e pashë me shqetësim vendosjen e “paqëruajtësve” francezë në Kosovën e veriut.
        Ka pasur vërtetë edhe më parë një përqëndrim kolonësh serbë në këtë pjesë të Kosovës, por ama kjo pjesë e Kosovës u izolua tërësisht nga pjesa tjetër, nën mbikqyrjen e ushtarakëve francezë.
        Ishte skandaloze ndarja e qytetit të Mitrovicës me bllokimin e urës së Ibrit ku shqiptarët “lejoheshin” të largoheshin për në jug, e ju ndalohej hyrja për në veri ndërsa serbët në shumicë u futën në Kosovën e veriut, si nga kufijtë me Serbinë. ashtu edhe nga enklavat serbe të shpërndara në Kosovë.
        E ka pranuar serbi i lindur në Gjakovë Radojçiç, se ishte komandanti i terroristëve të Listës serbe, një parti serbe e sajuar nga Vuçiç që dominon me dhunë pakicën serbe në 4 komunat.
        Si ka mundësi që nën hundën e “paqëruajtësve” francezë, në këto komuna lulëzuan të gjithë format e krimit e korrupsionit.
        I kemi parë të gjithë sarajet e serbit “gjakovar” në breg të liqenit të madh të asaj zone.
        Mirë se Rama i ngriti sarajet e tij në Surel me paratë e fituara nga shitja e “ikonave të tij”, po nga i gjeti “serbi i persekutuar” Radojçiç në Kosovën e veriut, për të vënë gjithë ato pasuri ?

        Janë “penduar” edhe sllovaku Lajçak edhe spanjolli Borell se sikur i kanë ranë më qafë shumë Kosovës e mbrojtur Serbinë.
        Edhe “mazhoranca socialiste” në parlamentin e Shqipërisë, më së fundi mbrojti qëndrimin e Kurtit me rezolutën e fundit.
        Vetëm kryeministri shqiptar Rama, vazhdon të sulmojë Kurtin e të mbulojë ndyrsillëqet e Vuçiçit.

  2. Unë, si “elektorat” i Albinit po të të them: Ta qiftë qeni nonën në varr. Mor MUT shkavell.
    Mor servil, antishqiptar e proshkavell.
    Si duket Vuçiqi ta paska rrasë në atë vrimë-muti. ty dreqi nonën edhe njëherë, bashkë me të gjithë shkavellat gjakpirës.

    1. “Përfituesit e kësaj gjykata është VV dhe Albin Kurti dhe këtë e them për arsye se Kurti mori një fushatë të paparë në momentin që erdhi në pushtet ndaj UÇK dhe fushata e tij nisi me largimi nga detyra i të gjithë atyre që ishin ambasadorë dhe që kishin qenë pjesëtarë të UÇK i shkarkoi nga detyra brenda muajit. Fakti që ti i heq të gjithë me një urdhër brenda ditës, njerëzit e UÇK, atëherë kjo është një luftë e hapur ndaj UÇK, Albin Kurti ndihet inferior ndaj UÇK”

      1. “Albin Kurti ndihet inferior ndaj UÇK prandaj e ka sulmuar ate”
        Është po e njejta propogandë idiote që bëri Partia enveriste e Punës e krijuar nga serbët që u shoqërua me persekutimin, vrasjet e burgimit të ajkës intelektuale patriotike antikomuniste të Shqipërisë, në një kohë që solli në qeverisje analfabetë.
        Që të kesh luftuar për një qëllim patriotik, kjo nuk do të thotë se automatikisht je i zoti të qeverisësh e të jesh i imunizuar nga korrupsioni, e për këtë na bind fakti se çfarë gjëmash i solli Shqipërisë “diktatura e proletariatit”, në krye të së cilës nuk kishte asnjë “proletar” , por as edhe një imtelektual të shquar.
        Jo për të errësuar meritat e z.Thaçi në udhëheqjen e UÇK, por për realizëm nuk duhet të harojmë se në kohën kur Albin Kurti torturohej në burgjet serbe si një luftëtar i lirisë, Z.Thaçi ishte në emigracion apo banonte në hotelet më të mira të Tiranës.
        Sa për armiqësinë e dukëshme të Ramës, gjoja të motivuar nga qëndrimi kundërshtues me perëndimin , kemi një paradoks tjetër të njohur nga ne shqiptarët e këtej kufirit.
        Ne po shohim sot bijtë e nipërit e udhëheqjes enveriste që i kishin shpallur luftë imperializmit anglo -amerikan, që si dallkaukë të paturpshëm të shiten si më të dashuruarit ndaj SHBA , BE e NATO-s e si antiamerikanë e anti NATO të sulmojnë të djathtën shqiptare, që qofte edhe me disa kusure të saj, ishin të parët mbas 5 dekadash që ngritën deri në OKB me forcë të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të luftuar për pamvarësi, realizuan përmbysjen e diktaturës enveriste, kthyen demokracinë pluraliste, afruan Shqipërinë në proçesin e integrimit europian. antarësuan Shqipërinë në NATO e kryen liberalizimin e vizave për në BE.
        Ka luftuar me forcë edhe i nipi i Spiro Kolekës që drejton aktualisht ish Partinë e Punës për tu afruar me SHBA,BE e NATO, ama jo për gjithë shqiptarët por veç për vete e një grupi të vogël si mbesa e Beqir Ballukut.

  3. Unë, si “elektorat” i Albinit po të them: Ta qiftë qeni nonën në varr. Mor MUT shkavell.
    Mor servil, antishqiptar e proshkavell.
    Si duket Vuçiqi ta paska rrasë në atë vrimë-muti. ty dreqi nonën edhe njëherë, bashkë me të gjithë shkavellat gjakpirës.
    Ti nuk meriton përgjigje njerëzore dhe intelektuale.

  4. Unë, si “elektorat” i Albinit po të them: Ta qiftë qeni nonën në varr. Mor MUT shkavell.
    Mor servil, antishqiptar e proshkavell.
    Si duket Vuçiqi ta paska rrasë në atë vrimë-muti. ty dreqi nonën edhe njëherë, bashkë me të gjithë shkavellat gjakpirës.
    Ti nuk meriton përgjigje njerëzore dhe intelektuale, këtë gjuhë e kupton soji yt.

  5. Albeu.com

    Story ItemKosova triumfon ndaj Andorrës, por vonë!
    Story ItemKëto ushqime ndikojnë keq në humorin tuaj!
    Story ItemMbrëmje MAGJIKE! Shqipëri ëndrrash, kuqezinjtë “shpartallojnë” Çekinë dhe vendosin “një këmbë” në Berlin
    Story ItemGooooooool, sërish Taulant Seferi dhe 3-0, Shqipëria një ëndërr
    Story ItemFOTO LAJM/ As golat e Kombëtares nuk i bashkojnë Ramën dhe Kurtin, më kë po e shohin ndeshjen dy kryeministrat
    Story ItemGoooooool, Taulant Seferi dhe 2-0
    Story ItemArrestohet kushëriri i Ervis Martinajt, Emiljano Nina
    Story ItemSuper goli i Asanit dhe karton i kuq për çekët, kuqezinjtë “prekin” Berlinin në pjesën e parë (VIDEO)
    Story ItemAnulohet goli i mysafirëve, karton i kuq për Çekinë
    Story ItemFestë dhe në Kosovë, dardanët kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
    Story ItemSHBA njofton për operacionin e evakuimit të amerikanëve nga Izraeli
    Story ItemGoooool…………… Jasir Asani shënon sërish, “digjet” Air Albania
    “Mora fjalë…”, Shkurte Fejza do të elektrizojë stadiumin “Air Albania” me këngën legjendare për Adem Jasharin

    Atmosfera në stadiumin “Air Albania” pritet të ndizet sot me performancën e këngëtares së famshme Shkurte Fejza.

    Ajo është e ftuara speciale për të kënduar “Mora fjalë” e shndërruar tashmë në një himn për tifozët shqiptarë që pritet edhe sot në ndeshjen me Çekinë të mbushin shkallët e stadiumit.

    Kënga ikonike i dedikohet luftëtarit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

    Surprizë e veçantë do të jetë edhe dhurimi i plisave/qelesheve për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.

    Ky është teksti i këngës “Mora fjalë”:

    Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun

    Mora qarkun me i thur’ kangë

    Me i thur’ kang’ bash legjendarit, t’i këndoj

    T’i këndoj Adem Jasharit, t’i këndoj

    Tash sa vjet

    Tash sa vjet s’e sheh Prekazin dhe Reçakun, tash sa vjet

    Tash sa vjet s’e sheh Drenicën, tash sa vjet

    Tash sa vjet dhe Mitrovicën, tash sa vjet

    Çohu Adem

    Çohu po të thonë zogjtë e malit dhe bilbilat

    Çohu Adem

    Po thonë lulet, trëndafilat, çohu Adem

  6. Rama ishte shterues dhe kristal i qartë për pozicionimin e tij në raport me Kosovën, Serbinë dhe rajonin përreth nesh. Për ata qytetarë të republikës së Shqipërisë dhe Kosovës që nuk kanë tifozeri apo interesa të drejtpërdrejta politike, Rama u shpalosi në detaje strategjinë e tij dhe gjithashtu edhe arsyet pas strategjisë.

    Me dy fjalë, Rama don paqe me çdo kusht. Mendon që paqja është jetike për interesat e Shqipërisë në radhë të parë, por edhe Kombit Shqipëtarë më gjërë. Beson që ky qëndrim duhet mbajtur gjallë dhe aktiv në mënyrë të dukshme që të binden USA dhe EU për këtë. Beson që siguria, ose Siguria me germë të madhe dhe e nënvizuar është drejtpërdrejt e lidhur me këtë strategji.

    T’ju jap një ide për forcat në rajon që detyrojnë Ramën të zgjedhë këtë strategji:

    Budget for Serbian Army
    $1.48 billion (2023)[6]
    Percent of GDP
    2% (2023)

    Budget fpr Albanian Army
    $445.6 millions (2023)[4]
    Percent of GDP
    1.85% (2023)

  7. Malok qenke shume i “ paanshem “ sot.Rama thua ti do paqe me cdo kusht sepse Serbi ka buxhet ushtarak 4 here me shume se Shqiperia.Ndoshta ata shpenzojne me shume se kaq. Rama shpenzon parate e buxhetit per avione personal,per kopesh vertikal ne oborin e kryeministrise,per satelitet,24 milione $ per km rruge, kur Gjermania i ben me 8-12 milione $ per km,per koncerte me kengetare boterore,per ologarket,per anijet qe do na prodhonin energji elektrike,per kete e per ate.Ne na mbron NATO mburret Km yne,se Turqine,Greqine ,nuk i mbron Nato por ata shpenzojne miliarda $ per ushtite e tyre.Keshu qe Rama perpiqet te binde Kurtin per kompromis mes Kosoves e Serbise,ku Kosova duhet ti leshoje veriun serbit vetem qe Mos kemi lufte ngase nuk kemi by… te luftojme.E ti i nderuar malok je shume i Paanshem.Bravo,te gjithe do ta besojne paanshmerine tuaj

    1. @USA

      Deri sa të dij mendimin që ke për Sali Berishën, nuk të marr seriozisht. Nëse je ndonjë nga idhtarët e Berishës, ose dhe më keq, ndonjë nga ata që bën ekuivalenca morale – është i keq por më i keq ky tjetri, dhe këtë besoj që je – atëhere nuk je dhe nuk mund të marr serioz. Nëse, je në krahun kritik në gjithë krahët, atëhere ja vlen të diskutojmë.

      1. Patjeter me Berishen

        se je ti kar qe do ramen sdo te thote qe rrotekarizmi ka prekur te tere!

        ka plot kara si ty o maloqe kenete, qe skane brire por jane kara

        1. Në 10 fjalë ke shkruar kar 5 herë. Paske probleme ti more miku, por bjeri një gjiro nga liqeni natën se do gjesh zgjidhje.

          1. sdi as me numeru maloqja

            Te deblizuarit e Rames nuk ka si te kene llogjike.

    2. Gumeni ka theksuar se në dosjet e sigurimit përveç politikanëve, janë dhe emra të njohur të gazetarisë, të cilët mendojnë se sollën median e lirë dhe bëjnë moral çdo natë nëpër panele.

  8. Sipas jush Rama kerkoka qe ç’do gje te behet me paqe dhe ndoshta do ishte gje e mire ! Si spjegohet qe Rama mbron UCK qe i beri gjerat me lufte dhe e akuzojne Rugoven si armik se deshi ti beje gjerat me paqe,me ke eshte Rama-me Rugoven apo Thaçin ?

  9. Mbështetja e rezolutës së parlamentit të Kosovës e rezoluta me disa ndryshime të kërkuara nga opozita në parlamentin shqiptar, u zhvlerësua fare në fjalimin 90 minutësh të dymetroshit.
    Ashtu si në çdo debat politik në Shqipëri, Rama me kryeneçësi deri në harbutëri nuk pranon asnjë gabim e jo më faj të tij por të gjtha fajet, për çdo gjë, i kanë të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe socialistët, vetëm ai na paska qëlluar më i ndershmi e më i zgjuari nga të gjithë.
    Ishte thirrur në Kuvend për të dhënë llogari para tij në një mocion me debat, e si gjithmonë dëgjuam dërdëllisjet e tij pa pushim, vetëm për të mos i lënë kohë dhënies së llogarisë..
    Mocion me debat do të thotë që ai pasi të kishte folur, ti drejtoheshin pyetje nga opozita e ai ti përgjigjej për ti kundërshtuar me “faktet” e tij.
    Qoftë qeveria e Kosovës e qoftë opozita e Shqipërisë e kanë akuzuar ate se veçanërisht gjatë viteve të fundit, ai më së shumti ka marë përsipër të bëjë avokatin e Serbisë e Vuçiçit sesa të bëjë mbrojtjen e kombit shqiptar apo të Kosovës në veçanti, medemek për ta paraqitur vetën “kampion të paqës” në Ballkan e në Botë.
    Në mënyrën më qesharake e paraqet veten si patrioti i vetëm shqiptar që i paskej kërkuar në Beograd Vuçiçit që Serbia të njohë pamvarësinë e Kosovës, një gënjeshtër tepër ordinere.
    E kam të pashlyer në kujtesën time skenën e asaj “trimërie” të tij pas ngjarjes së turpëshme në stadiumin e Beogradit kur “tifozët serbë të futbollit” thërrisnin në kor ti vrasin gjithë shqiptarët.
    I trembur, i djersitur e me gjysëm goje ai bëri ate deklaratë që jo vetëm serbët por edhe e gjithë bota e kishin dëgjuar prej vitesh , jo vetëm nga të gjithë politikanët shqiptarë, por nga gjithë bota demokratike.
    Jam i bindur se të gjitha televizionet shqiptare që e mbështesin ate, i kanë në arkivat e tyre sekuencat e videove të atyre skenave të “trimërisë” së Ramës në Beograd.
    Mjafton që ti rijapin edhe sot për të kuptuar se sa “patriot trim” është dymetroshi që dikur pat shpërblyer me dhurimin e çelësit të Tiranës, një këngëtari serb që i thurte lavde masakrave të Millosheviçit

  10. ore ju qe e mbroni bythperjashtin e halabakun edi rama, pse nuk i thoni edi rames , largohu dhe mos fol asgje per Kosoven. pra cfare i duhet atij qe ta zere ne goje Kosoven ,kur askush nuk ia kerkon atij nje gje te tille ,pervecse Serbia , edi rama si antikosovar eshte me perpara se Serbia. Dhe prandaj serbofilet e duan edi ramen.LERENI KOSOVEN SE I DI AJO PUNET E SAJ.

  11. Rama: Kosova po humbet epërsinë ndaj Serbisë, të pranojë planin franko-gjerman……..Kjo qe po thote rama fsheh nje pabesi,nje poshtersi,te kamufluar.Kush tha dhe ku e shikon rama qe Kurti nuk e pranon planin Franko -Gjerman?Kosova dhe Kurti dhe gjithe populli shqiptare e pranon planin Franko – Gjerman.Ketu ndahet e verteta e Kurtit dhe poshtersia e rames.Kurti e thote hapur:Ne Shqiptaret e pranojme planin Franko – Gjerman komlet ashtu si eshte te pranohet edhe nga serbia e plote ashtu si eshte dhe te zbatohet pike per pike ashtu si eshte ,e te gjitha piket e saj njeheresh dhe nese nje pike e saj nuk zbatohet i gjithe plani Franko – Gjerman bie. E pra ketu eshte pabesia e serbise dhe poshtersia dhe tradhetia e rames,se i kerkojne Kosoves dhe Kurtit zbatimin e pikave qe i intereson serbise dhe vucicit dhe ne vecanti asosacionin e komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves.Pra del sheshit qarte marja e asosacionit dhe te gjitha pikat e tjera te planit Franko – Gjerman hidhen ne koshat e plerave , nga serbia dhe vucici.Rama kete poshtersi dhe tradheti ,qe ti kerkon tja veshesh harbutshe dhe me presion ta beje Kurti,kot mundohesh Tradheti te tille dhe shitje te teritorit Kushtetues te Kosoves, Kosova se ka lene ne doren as te nje njeriut,qofte ky Kurti , pavaresishte se Kurti seshte tradhetar,po se kish lene as ne doren e nje grupi tradhetaresh qe donin ta coptonin veriun e Kosoves dhe ti o rama ishe ne ate koh pjesa e kupoles kryesore te asaj tradhetie ,me baton haxhion dhe mylazim zeket keta perverse tradhetare te felliqut,dhe qe per fatkeqesine e Kosoves,qe nga presioni jot,apo nga papjekuria e tij u bashkua edhe Ashim Thaci kesaj tradhetie ,qe fale zotit su lejua nga shume faktore te brendeshim si eshte populli i kosoves dhe lideret e saj patriote me Kurtin ne krye,si dhe faktori i jashtem ,miqte te vertete te kosoves. Rama boll u bere papagalli i vucicit,kot ja kerkon Kurtit kete tradheti.Eshte populli i kosoves qe ka derdh 100 vjet gjak dhe usa dhe nato ,qe sdo ta lejojne kurre ,me pushtimin serb dhe aneksimin e as nje metri katror te teritorit te sotem kushtetues te KOSOVES nga serbia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *