• |
ide | kryesore

Kërcënimet ndaj prokurorëve, Çela: Po kalojmë periudhë të vështirë

Lajme, Të fundit



Kryeprokurori i Përgjithsëm, Olsian Çela ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai u shpreh se prokurorët po kalojnë një periudhë të vështirë, duke iu referuar edhe kërcënimeve nga bota e krimit, ku pas dëshmive të Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë, u zbulua se grupi i Laert Haxhiut do të ekzekutonte dy prokurore. Sipas Çelës, pengesa të tilla mund të kapërcehen vetëm duke qëndruar së bashku.

“Këto ditë kushdo ka ndjekur me shqetësim njoftimet për jetën e rrezikuar të dy kolegeve tona për shkak të detyrës. Ndërsa nga njëra anë këto fakte janë të rënda dhe duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit, nga ana tjetër duhet të na bëjnë më solidarë me njëri tjetrin e të kuptojmë se këto janë pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku, përmes përkushtimit ndaj detyrës nga secili prej nesh. Vetëm ky qëndrim do të dekurajojë këdo që mendon se përmes kërcënimeve apo akteve të rënda të dhunës të drejtuara ndaj jetës së magjistratëve, mund të pengojë drejtësinë.

Po kalojmë një periudhë të vështirë, të shoqëruar prej vitesh tashmë me një besim të ulët të opinionit publik tek ne. Nuk duhet të lejojmë që disa fenomene negative, të njollosin dhe njëkohësisht të dobësojnë angazhimin tonë të përbashkët në shërbim të drejtësisë. Vendi ka nevojë për magjistratë të pavarur nga kushdo, që pikë referimi kanë kushtetutën dhe ligjin, dhe kanë kurajon dhe energjinë të përballen me sfidat e profesionit të vështirë që kanë zgjedhur”, deklaroi Olsian Çela.



4 Comments

  1. i vetmi ndryshim midis ketij dhe arta markut esthe qe arta marku u perdor si kurve rrugesh , ndersa ky qihet ne salla te mbyllura.

  2. Ushtare te qeverise , ….pasi rriten rrogat e tyre, dhe me pasuri maramendese, shesin moral se po sulmohet figura e tyre e degjeneruar ne gen

  3. Po normal se tani filluan te bejne ndonje pune. Deri tani vetem kane ndare leket me gjyqtaret dhe avokatet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *