• |
ide | kryesore

Mediat në Prishtinë: Gjykata Speciale liron nga burgu ish-kreun e veteranëve të UÇK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Gucati ishte dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim më 18 maj të vitit 2022. Në një përgjigje për Koha.net, Klinaku ka thënë se nuk ka më shumë detaje rreth lirimit të tij dhe se kanë vetëm lajmin se ai është liruar. Koha.net ka dërguar pyetje në Gjykatën Speciale për këtë dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.

Me 4 vjet e gjysmë burgim ishte dënuar edhe ish-drejtuesi tjerët i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj.

Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u shpallën të pafajshëm për veprën e hakmarrjes.

Ata ishin arrestuar në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale./Koha.net



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *