• |
ide | kryesore

Në sulmin e Hamasit u vra edhe tekniku i serialeve “Fauda” dhe “Tehran”

Arkiva, Lajme, Të fundit
fauda



Lior Waitzman, një teknik audio që ka punuar në serialet “Fauda” të Netflix dhe “Teheran” të prodhuar nga “Apple TV+” ka mbetur i vrarë në sulmet e Hamasit në Izrael. Këtë e ka konfirmuar Ted Sarandos, bashkë-CEO i Netflix.

“Shumë njerëz janë ende të tronditur nga ky sulm i tmerrshëm terrorist nga Hamasi”, – tha Sarandos në fjalën e hapjes në një event të Bloomberg.

“Shumë prej nesh ka të ngjarë të ketë humbur miqtë dhe familjen. Një nga viktimat, Lior Weitzman, i cili ka punuar për serialin tonë. Ne vetëm duam të themi se zemrat tona janë me Lior, familjen e tij dhe këdo tjetër i cili ka humbur dikë në Izrael të shtunën e kaluar”, – theksoi ai.

Lior Waitzman, montatore del suono di Fauda, ucciso da Hamas

Tekniku i zërit kishte një karrierë të shkëlqyer. Ai kishte punuar në serialin e spiunazhit “Tehran” të Apple TV+ si dhe programe të tjera. Figura kryesore nga produksioni i bënë homazhe Weitzman, i cili së fundmi kishte punuar në dramën e Guy Amir dhe Hanan Savyon Bros.

“Lior ishte vetëm 32 vjeç dhe një djalë vërtet i ëmbël”, – tha bashkë-krijuesi i serialit “Teheran”, Daniel Syrkin. “Kolegu ynë ka vdekur dhe ne jemi të shkatërruar. Ishte një ditë normale dhe ai ishte jashtë me biçikletën e tij duke buzëqeshur. Ai ishte një person i mirë.”

Avi Issacharof, bashkë-krijuesi i Fauda, tha se ditët e fundit kanë qenë “si një film i keq horror”. Së bashku me yllin dhe bashkë-krijuesin e “Fauda”, Lior Raz, ai përdori të kaluarën e tij në Forcat Speciale izraelite për të ndihmuar në shpëtimin e familjeve të bllokuara pranë kufirit të Gazës.

“Unë e njoh Hamasin prej 30 vjetësh falë formimit tim në forcat speciale dhe si gazetar” – tha ai. “Unë flas me njerëzit e tyre. Në kohën e Kryengritjes së Dytë (Intifada, midis viteve 2000 dhe 2005 ed.), njerëzit u vranë në sulme vetëvrasëse, por mizori si kjo nuk ishin parë kurrë më parë.”

Issacharof shtoi se ndihej “i neveritur” nga liderët politikë të të dyja palëve të konfliktit: “Ndjej zemërimin brenda meje, nga njëra anë ndaj Hamasit dhe nga ana tjetër ndaj qeverisë sime e cila nuk ka arritur të mbrojë popullatën. Edhe pas sulmit ne vumë re mungesën e kapaciteteve të funksioneve të kësaj qeverie” – tha ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *