• |
ide | kryesore

Zgjidhet anëtari i parë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
anëtari



Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka zgjedhur anëtarin e parë të Këshillit të lartë të Prokurorisë.

Bëhet fjalë për Moisi Dudën, i cili mori 122 vota ndaj kundërshtares së tij Afërdita Ndoi me 106 vota. Nga numërimi, 6 vota rezultuan të pavlefshme.

Procesi i numërimit vijon për zgjedhjen e dy anëtareve të tjerë.

Kujtojmë se mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.

Kandidatët për shkallën e parë janë:Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj, Korçë; Vatë Staka, Shkodër.

Paraditen e sotme, kryeprokurori Olsian Çela u shpreh se mirëfunksionimi i KLP-së përbën pa asnjë dyshim një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Siç theksoi Çela, garantimi i pavarësisë së prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre, sigurimi dhe mbrojtja e statusit, karriera e bazuar tek meritokracia, llogaridhënia përmes një procesi disiplinor transparent dhe objektiv, të marra së bashku, formojnë bazamentin që lejon funksionimin normal të prokurorisë si një nga komponentët kryesorë të sistemit të drejtësisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *