• |
ide | kryesore

Italia shpartallon Maltën 4-0, dygolësh i Berardi: Hungaria mposht Serbinë e merr kryesimin

-Instant, Sport, Video
Italia



Italia e Luciano Spalletti i përgjigjet me një fitore të qartë kaosit të shkaktuar nga skandali i basteve. Në raundin e pestë të Grupit C të eliminatoreve të Euro 2024, të kaltrit mundën Maltën me rezultatin 4-0 dhe me një ndeshje më pak kapin Ukrainën në renditje me 10 pikë. Në San Nicola, Italia luajti mirë dhe bëri dallimin në teknikë. Pas një traverse të Mancini, Bonaventura (22′) zhbllokoi ndeshjen me një perlë nën traversë. Më pas Berardi shënoi një dygolësh të madh (46′ dhe 64′) dhe Frattesi fiksoi pokerin në kohën shtesë.

Gjithçka është e lehtë për Italinë. Berardi, Bonaventura dhe Frattesi fundosin Maltën dhe arrijnë Ukrainën, të freskët nga suksesi ndaj Maqedonisë. Skuadra e Spalletti është e dyta me 10 pikë. Anësori i Sassuolo shënoi dygolësh, jolly i Fiorentinës shënon një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë, ndërsa mesfushori i Inter fiksoi rezultatin 4-0. Pavarësisht disa mungesave si Chiesa dhe Zaccagni – edhe Tonali e Zaniolo – Italia u largua nga Malta pa shumë probleme.

Sinjali i parë erdhi nga Bonaventura: një goditje me kthesë me të djathtën në shtyllën e largët nga 18 metra. Ky është goli i tij i parë me kombëtaren në paraqitjen e tij të 16-të. Golin e dytë e shënoi Berardi, i cili ishte i aftë të çlirohej me të majtën dhe të mposhtte Bonello, jo gjithmonë perfekt me këmbë. Berardi shënoi sërish për Italinë pas më shumë se dy vitesh dhe e kompletoi arritjen me një dygolësh. Anësori i Sassuolos përfitoi nga krosimi i Raspadori nga e majta dhe ndëshkoi Maltën. Në pjesën e dytë, debutimi për Destiny Udogie, debutuesi i parë nën drejtimin e teknikut Spalletti. Rezultatin e mbylli Frattesi me një të majtë fantastike në shtyllën e afërt. Italia ngjitet në 10 pikë, sa Ukraina, por përpara në ndeshjet direkte. Tani përqendrimi është te ndeshja e së martës kundër Anglisë në Wembley.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera Hungaria merr kryesimin e Grupit G, duke mposhtur 2-1 Serbinë. Dy skuadrat ishin me pikë të barabarta dhe luanin për vendin e parë. Befasuese humbja e Bullgarisë në shtëpi, e surprizuar 0-2 nga Lituania. Në Grupin H pastaj, asnjë problem për Irlandën e Veriut, që likuidoi 3-0 San Marinon. I njëjti rezultat edhe për Slloveninë, që kaloi Finlandën dhe mban kryesimin. Ndërsa Danimarka bëri gjithashtu tre gola, por lejoi një ndaj Kazakistanit. Danezët janë gjithashtu me 16 pikë sa sllovenët, me kazakët me 12 pikë në vendin e katërt, aq sa Finlanda e vendit të tretë.

Lexo më tej: Video/ Dumfries ekzagjeroi hedhjen, Mbappé e imitoi: plasin të qeshurat në Holandë-Francë

REZULTATET E MBRËMJES

Euro 2024 Qualification: Group C
Ukraine 2-0 North Macedonia
Italy 4-0 Malta
Euro 2024 Qualification: Group G
Bulgaria 0-2 Lithuania
Hungary 2-1 Serbia
Euro 2024 Qualification: Group H
Northern Ireland 3-0 San Marino
Slovenia 3-0 Finland
Denmark 3-1 Kazakhstan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *