• |
ide | kryesore

Përmbysje e papritur në Athinë, Mitsotakis humbet bashkinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
athine



Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Greqi ka dhuruar një surprizë të madhe në Athinë. Kur janë numëruar mbi 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.

Protothema” shkruan se ajo që ka ndikuar në këtë fitore surprizë të Dukas është abstenimi i madh i shumë qytetarëve dhe mosdalja e shumë votuesve në zgjedhje. Pak para orës 20:00 të së dielës, kompania “Sigular Logic” që publikon të dhënat tha se beteja në Athinë tashmë ishte vendosur. Mediat greke shkruajnë se menjëherë pas daljes së rezultateve, Bakojanis pranoi humbjen e tij.

Ai tha se e uroi Dukas në telefon dhe shtoi se ai dhe ekipi i tij janë në dispozicion të kryebashkiakut të sapozgjedhur. Ai po ashtu deklaroi se siç ishte zotuar edhe para zgjedhjeve do të vijojë të bëjë opozitë për problemet lokale të bashkisë. “Faleminderit të gjithë ekipit tim për garën e mrekullueshme që u luajt. Unë jam përgjegjësi i vetëm për rezultatin. Unë po largohem me kokën lart…” – tha Bakoyanis.

Edhe Doukas bëri komentet e para pas fitores.

“Sot Athina foli. Dua të falënderoj nga zemra njerëzit e Athinës për nderin që më kanë bërë. E di përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër. Dua të falënderoj nga zemra miqtë, partnerët dhe të gjithë qytetarët që arritën të pamundurën. Ne mund ta ndryshojmë Athinën dhe ta bëjmë atë siç ëndërrojmë” – tha ai. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Daja kryeminister.
    Nipi kandidat.
    Nje jetë keshtu.
    Per 20 vjet Grecia dhe athina u drejtuan nga dinastia Papandreu.
    Ka mbi 30 vjet qe politika greke drejtohet nga dinastia Mitcotakis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *