• |
ide | kryesore

Rama: Çfarë më tha Mitsotakis për Belerin

Arkiva, Lajme, Të fundit
mitsotakis



Kryeministri Edi Rama komentoi takimin me homologun grek Kiriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Dhe kryefjalë është çështja e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

“Folëm me Mitsotakis. Patëm një bisedë shumë të hapur. Patëm një takim bilateral. Shkëmbyem pikëpamjet. E informova që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij. Çfarë përgjigje i dhashë për Belerin? I dhashë të njëjtën përgjigje që kam dhënë edhe në publik dhe nuk kisha përgjigje tjetër.

A më kërcënoi ai me bllokim të integrimit? Nuk flitet kështu në takime bilaterale. Në takime bilaterale flitet në mënyrë shumë më informale. Pse Beleri nuk po bën betimin? Ajo që më trishton mua në fakt është se kjo është e vërtetë. Mediat greke, kur vjen puna tek flamuri grek është patriotike. Media jonë kur është puna për të cenuar flamurin e bën me qejf të madh” – tha Rama në “Opinion”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kjo është pika fundore e PD, ose e hallit që ka PD. I duhet shkuar fenomenit në rrënjë të veta, i duhen gjetur shkaqet. PD është një parti, kjo është PD. Herë bën 22, herë bëhen 25, herë bëhen 16 në anën tjetër. Shpeshherë, Luli gëzohet se bën 11, ose i bën 16, të gjitha këto janë të pasigurta, fluide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *