• |
ide | kryesore

Mblidhen krerët e lartë të SHBA dhe BE: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Arkiva, Lajme, Të fundit
SHBA



Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian bënë thirrje këtë të premte për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut. Ky qëndrim është përfshirë edhe në deklaratën e përbashkët, të miratuar në samitin mes SHBA-së dhe BE-së, që është mbajtur më 20 tetor në Uashington.

Mikpritës i samitit ka qenë presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa BE-ja është përfaqësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim perspektivën evropiane të rajonit. Të gjithë partnerët duhet t’i vazhdojnë reformat e kërkuara, për të përparuar në rrugëtimin e tyre evropian“, – thuhet në pjesën e deklaratës kushtuar këtij rajoni. Më pas, në mënyrë të veçantë përmendet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Nënvizojmë nevojën që Kosova dhe Serbia, urgjentisht t’i ulin tensionet dhe shpejt, e pa kushte ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, – thuhet mes tjerash në deklaratë.

Kjo deklaratë u lëshua një ditë para vizitës që do ta zhvillojnë 5 zyrtarë perëndimorë në Kosovë dhe Serbi, me qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve. Kështu i ka arsyetuar Bashkimi Evropian vizitat e të dërguarit të tij për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd.

Por, pas zhvillimeve në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjërat më nuk mund të jenë njësoj sa i përket rrjedhës së dialogut. Më 24 shtator, në Banjskë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmeve të një grupi të armatosur serb. Në shkëmbim e sipër të zjarrit mes policisë dhe atij grupi janë vrarë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili më pas ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e partisë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kosova është në kërkim të ekstradimit të Radoiçiqit nga Serbia. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por ajo i hedh poshtë të gjitha pretendimet. Diplomatët perëndimorë e kanë përmendur disa herë se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është hap kyç për rrugën përpara drejt integrimeve evropiane.

Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. /REL

LEXO EDHE: Delegacioni i QUINT në Prishtinë. Kurti ndryshon strategji pas Banjskës



5 Comments

  1. protesta e paralajmëruar nga Berisha më 16 tetor, ditën e lindjes së udhëheqësit të tij shpirtëror Enver Hoxha që e kishte “revolucionin’ në ‘ADN’-në e tij publicistike dhe udhëheqëse, para liderëve të BE të mbledhur prap në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit, të dështonte me shumë sukses.Nuk mer vesh albini i kurtajve nga keto pune,ai nuk njeh flamurin e kosoves

  2. PO TE VININ LIGJE DHE MBROJTJE SI PER VETE PER TE GJITH DHE SANKSIONIM ME LIGJE GJITHCKA ME HAK SOT BOTA SDO KISHTE ASNJE PROBLEM LIGJERISHT DHE PRAKTIKISHT TE PAZGJILLSHEM thotë:

    SOT PO VUAJM EGON E SUNDIMIT TE TE FORTIT QE CDO GJE E KTHEN SIPAS INTERESIT .DUKE E KTHYER BOTEN NE NJE THERTORE KU SECILIN MUND TA BEJ KURBAN KUR DHE SI TE DOJN FLITET SHUM PER DREJTESI HAK MBROJTJE POR AJO QE VEPROHET ESHTE E VERTETA QE VJEN NGA VET KETA. PRITET QE KETO TE ANALIZOJN KUPTOJN PRANOJNE DHE ANGAZHOHEN .ME KUFIJT E NATYRALITETIT QE ATE QE NUK DUAN PER VETE TA DUAN PER TE GJITH KJO VJEN SI REZULTAT KREATIVITETI NE FUND TE RENJES PUSHTETIT TYRE QE KETO TE MOS E PERJETOJN VETEM SI SIGURI PER TO POR PERFITOJN TE GJITH KONKURENCA INTERESIT PACMANGESHEM SEJELL INTERESA DHE PARTNER TE GJITH POR DREJTESIJA HAKU ESHTE CELSI IDEAL QE GJITHEVE U JEP QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PAQE ZHVILLIM RESPEKT ZOTERINJ KUSH BEN PAGUAN KJO NUK NDRYSHON KA QEN ESHTE DHE DO JET AJO QE MBETET PER TE GJITH ESHTE TE KUPTOJM PRANOJM DHE ANGAZHOHEMI TE SIGURT VETEM PER VETEN JO KUNDER VETES DHE E VERTETA KESAJ ESHTE TE ANGAZHUARIT EDHE PER TJERET SI PER VETEN SE TE GJITH E KEMI JETEN NJE LLOJ TE SHEJTE NDERIN PRONEN

  3. NDREQE GABIMI KU THUHET ATE QE NUK DUAN PER VETE DUHET TA DUAN PER TE GJITH .DUHET ATE QE SDUAN PER VETE NUK DUHET TA DUAN PER ASKEN DHE ATE CFAR DUAN PER VETE TA PRANOJN PER TE GJITH RESPEKT

  4. NESE KY NJERZIM LEJON PADREJTESIN TE BEHET SISTEM JETE MJAFTON NJE I FUQISHEM TE PUSHTOJ DIKE DHE TE GJITH VIHEN NE RRALL SEPSE BEHET SHEMBULL LIGJ MBROJTJE MODELI thotë:

    NESE NUK FLERSONI RALITETIN NUK NDAHENI NGA PROBLEMI DHE NUK ORJENTONI ZGJILLJE ME DREJTESI HAK JU SIGUROJ QE SHPEJT DHE PAPRITUR TE GJITH DO NGRIHEMI NESE .TE GJALL NGA RRENOJAT PA ASNJE MUNDESI JETE NDERKOH TANI KAMI MUNDESI PER TE SHPETUAR ATE CFAR KA MBETUR ME .POLITIKA LIGJE VEPRIME ME HAK LARGOHUNI MENJEHER NGA PADREJTESIJA SE KUR DISKUTOHET .SE KU MUND TE PLAS SHKATRRIMIT BOTNOR DHE CILI JA HELL TJETRIT ME PAR TEKNOLOGJIN SHKATRRUESE KY SESHTE KULM ZHVILLIMI POR MOMENT SHKATRRIMI ALRM I KUQ ESHTE CESHTJE KOHE.BET LLOGARIT GABIM.U ZHYTET KUNDER VETES .TRIMAT TE URTIT KURR NUK VIHEN KUNDER VETES SEPSE DUAN SUKSES NUK GJINDET EMER VLERSUES PER ATO QE BEHEN ARMIKU VETES ME VET ANGAZHIMIN E VET OR TE TMERRSHME PRITET TE VINE NE VAZHDIM PER TE GJITH PER KETE ANGAZHIM SHEKULLOR TE PADREJT QE TASHME KA KULMUAR DHE KA FILLUAR TE JAP RENDIMENTET E PARA PER TE GJITH KONFLIKTE URREJTJE MOSBINDJE HAKMARRJE KRIZA TE XHOLLOJI NDERKOH QE JAN TE KRIJUARA MUNDESIT FUNKSIONALE TE NORMALITETIT ME HAK POR PO VUAJM VETEM NGA EGOJA DISAVE PER PUSHTET PARA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *