• |
ide | kryesore

Pezullohen inspektori dhe agjenti i krimeve, akuzohen se lejuan ndërtimin pa leje në Belsh

Lajme, Të fundit
Arrestohet "skifteri" pas grabitjes së një banese në Elbasan



Dy efektivë në stacionin e policisë Belsh u pezulluan nga puna pasi akuzohen për korrupsion për të lejuar një ndërtim pa leje. Bëhet fjalë për një ndërtim pa leje në fshatin Seferan të Belshit.

Vendim i drejtorit të drejtorisë vendore të policisë Elbasan u mësua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Në zbatim të nenit 222 të rregullores së policisë së Shtetit u pezullua menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të këtij rasti, 2 punonjësit e policisë: Inspektor Skënder Nipolli, me detyrë ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, në stacionin e policisë Belsh dhe inspektor Genc Çalja, aktualisht me detyrë ndihmësspecialist (agjent krimesh) në Komisariatin e policisë Cërrik.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe të pretendimit të banorit, i cili për këtë ndërtim është proceduar penalisht nga ana e policisë më datë 04 qershor 2021. Rasti u trajtua në një emision investigativ ku Gjoshi pretendon se i ka dhënë dy policëve të stacionit policor të Belshit dhe Agron Hysës policit bashkiak të Belshit një shumë prej 500 eurosh që ta lejonin të vijonte ndërtimin pa leje që kishte nisur.



1 Comment

  1. Te ndertosh shtepine tende ne token tende per femijet e tu pa korrupsion, pa tendera, pa
    rushfete, pa kultivim hashashi por vetem me punen e sakrificen tende – kjo ne kohen e
    rilindjes eshte krim shume i rende, ndersa te kanabizosh gjithe Shqiperine, te vendosesh
    lidhjet e policise me krimin, te vjedhesh qindramilion euro per inceneratore qe nuk ekzistojne
    apo te paguash qindra milion euro per anije qe nuk prodhojne asnje kilovat energji kjo
    eshte merite qe shperblehet me poste me te larta ne hierarkine e organizates dhe te
    regjimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *