• |
ide | kryesore

Bilanci tragjik i sulmeve në Gaza, 40% prej mijëra të vrarëve fëmijë

Lajme, Të fundit



Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 4651 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite, 40% prej tyre janë fëmijë. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës pohoi të dielën se që nga 7 tetori, sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e 4,651 palestinezëve, nga të cilët 40% ishin fëmijë.

Më shumë se 14,245 të tjerë janë plagosur, 70% e tyre fëmijë dhe gra, pohoi ministria. Zëdhënësi, Ashraf Al-Qudra, pohoi se sulmet e Izraelit kanë vrarë 266 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 117 fëmijë, raporton Reuters. Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Të paktën tre palestinezë u vranë të dielën mbrëma në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, thanë mjekët dhe dëshmitarët për Reuters. Disa të tjerë u plagosën.



7 Comments

  1. O stilolaps. Keto numra vijne nga Hamasi. Apo u lodhet nga propagandat e nje terroristi si Sala, dhe po beni propagande per Hamasin.

  2. Aleanca e neveritshme e majtisteve dhe fondamentalisteve musliman thotë:

    Sa per informacion: “Ministria e Shendetesise ne Gaza” dmth organizata terroriste Hamas, sepse Hamasi eshte parti ne pushtet ne Gaza qe ne vitin 2006. Fituan zgjedhjet ne kete vit dhe nuk bene me zgjedhje, sic pritej, natyrisht. Mos i leshoni keto lajme keshtu, pa e thene burimin. Ne Gaza nuk ka prani te institucioneve nderkombetare dhe as te OKB. Gazetaret e huaj jane aty me jelen e Hamasit, nese thone dicka te “gabuar”, ikin fishek.

    1. Gjenocid i pastër njerëzor. Te vrasesh femije gra dhe pleq. Te gjejnë terroristet dhe jo te vrasin te pafajshëm. Loje e felliqur gjeopolitike per me shume burime pasurie

  3. Nuk po ben propagande.Thote sipas zedhenesit te ministrise se rrypit te gazes. Kush e mer serozit jane aq sa thone.Une per vete nuk i besoj, se terroristet dhe komunistet genjejne historikisht.

  4. Kur bwjn patronazhistet si te mmencen qe gjejnë kush eshte Hamas e kush eshte luftetar i terrorizmit. Nderkohw qe vet jan viktima te nje terrori tw pashembullt ekonomik e shpopullimi. Rac e ndyt

  5. krime te tmerrshme , bomba ne spital dhe 500 te vrare , bombardime cdo dite mbi popullsin e pafajshme , femije , gra, pleq e te rinj , e tmerrshme ka individ qe justifikojne kriminelat qe vrasin te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *