• |
ide | kryesore

Video/ Allegri me ulërima, shkelma, pastaj flak xhaketën e kravatën: ja arsyeja e tërbimit në fund

-Instant, Sport, Video
Allegri



Nuk ishte shfaqja e pare e ndoshta nuk do të jetë e fundit. Max Allegri, pavarësisht se Juventus ishte në avantazh, por ndoshta edhe më shumë për këtë, në minutat e fundit të ndeshjes në San Siro pati shpërthime nervoze. Tekniku bardhezi goditi me shkelma tabelat e reklamave dhe shishet e ujit, duke bërtitur me të madhe. Allegri pastaj flaku fillimisht xhaketën e më pas edhe kravatën.

Arsyeja? E zakonshme: një menaxhim i pakujdesshëm i fundit të ndeshjes nga skuadra e tij. Lojtarët ishin fajtorë se luajtën topin në mënyrë shumë të rrezikshme. E për rrjedhojë u ekspozuan ndaj kundërsulmeve kundërshtare, në vend që të zgjidhnin rrugën e thjeshtësisë dhe sigurisë. Vetë trajneri e konfirmoi pas ndeshjes: “Në minutat e fundit, kur je përpara, nuk duhet të sforcosh lojën, por të shkosh për goditje të sigurta. Pra, pa driblime, pa ndërhyrje, pa pasime në hapësira të ngushta”.

Lexo më tej: Video/ Juventus triumfues në San Siro: ish-i i kuqezinjve Locatelli fundos Milan me 10 lojtarë

BUZËQESHJA E RABIOT

Interesant komenti i Rabiot, për herë të parë nga minuta e parë me shiritin e kapitenit dhe ndër më të mirët në fushë. Kur gazetari e pyeti nëse e kishte parë shfaqjen e Allegri, francezi tha: “Përpiqem të jem gjithmonë i fokusuar në fushë, sidomos në minutat e fundit – tha francezi me një buzëqeshje argëtuese -. Por trajneri është i tillë. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe të japë 100% deri në fund. Ai na jep kështu energji, është i zoti trajneri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *