• |
ide | kryesore

Video/ Juventus triumfues në San Siro: ish-i i kuqezinjve Locatelli fundos Milan me 10 lojtarë

-Instant, F1, Sport, Video
Milan



Juventus mundi 1-0 Milan në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së 9-të të Serisë A. Pas tri pikëve të sotme bardhezinjtë kalojnë në -1 pikë pas kuqezinjve të dytët në tabelëne renditjes. Një rezultat që bën gjithashtu të lumtur Interin i cili pas fitores së djeshme ndaj Torinos udhëheq i kryeson me 22 pikë i ndjekur nga kushërinjtë e qytetit.

Milan filloi më mirë takimin dhe vetëm një mrekulli nga Szczesny ia mohoi Giroud golin (13′). Juventus lufton, por në minutën e 40 Thiaw rrëzon Kean i cili niset drejt portës. Menjëherë gjyqtari tregon kartonin e kuq duke e lënë Milan me 10 lojtarë. Në minutën e 63-të ish-lojtari i kuqezinjve Locatelli gjen goditjen fituese falë devijimit vendimtar të Krunic. Në finale Mirante shpëton dy herë portën e Djallit, nga Vlahovic dhe Cambiaso.

Video/ Inter pushton Torinon 0-3, Thuram-Lautaro-Calha lumturojnë Inzaghi: “Do ta shoh rehat Milan-Juve”

LOCATELLI, TANI NË ANËN E KUNDËRT

Më pak spektakolare, por po aq efektive. Manuel Locatelli, me një goditje me të djathtën nga distanca, i bëri Milanit atë që i kishte bërë Juventus shtatë vjet më pare. Mesfushori i dhuroi Zonjës tre pikë që duken shumë si të arta. Bardhezinjtë janë të tretët në renditje, minus dy nga Inter dhe minus një nga një Milan që pa ndeshjen të përfundonte në minutën e 40’ të pjesës së parë me përjashtimin e Thiaë. Mesazhi i qartë i Juventus për milanezët, duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe vlerën e kundërshtarit. Për titullin duhet shtuar një vend në tavolinë edhe për ata.

Ishte një ndeshje në të cilën, në rast disfate, të dy skuadrat kishin shumë për të humbur. Milan, përveçse ka parë fitoren e të gjithë konkurrentëve të tij të drejtpërdrejtë për Europën, ka humbur kryesimin e renditjes dhe gjithashtu një sasi të bollshëm energjie. Të shkosh në strofkën e PSG-së të mërkurën pasi ka luajtur më shumë se gjysmë ndeshje me dhjetë lojtarë, nuk është maksimumi i komoditetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *