• |
ide | kryesore

Video/ Inter pushton Torinon 0-3, Thuram-Lautaro-Calha lumturojnë Inzaghi: “Do ta shoh rehat Milan-Juve”

-Instant, Sport, Video
Inter



Pas një gjysmë hapi të gabuar ndaj Bolonjës, Inter është kthyer të vrapojë në kampionat. Në javën e nëntë të Serie A, skuadra e Simone Inzaghi mposhti 3-0 Torinon dhe kaloi për momentin Milan në krye të renditjes. Në Olimpico në pjesën e parë ishin granatat që krijuan aksionet më të rrezikshme me Ricci, Seck dhe Pellegri. Sidoqoftë, Sommer ishte i vëmendshëm dhe rezultati mbeti i paprekur. Më pas, në pjesën e dytë Inzaghi ktheu inercinë e ndeshjes me zëvendësimet dhe zikaltërit shënuan me Thuram (59′), Lautaro (66′) dhe Calhanoglu (pen. 94′).

Pas trisit të shënuar ndaj Torinos, Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Inter. “Djemtë ishin shumë të mirë. Të ndeshesh me Torinon pas pushimit me një seancë stërvitore e gjysmë nuk është e lehtë – shpjegoi trajneri zikaltër -. Kisha shumë frikë nga kjo ndeshje, urime djemve për një sukses të rëndësishëm për rrugëtimin tonë. Ne e dimë se ndeshjet tani luhen në dy faza – shtoi ai -. Duhet të përfitojmë nga pesë zëvendësimet, jam i kënaqur me të gjithë ata që hynë”.

Lexo më tej: Bastet, prapaktheu e spiunit të Corona: “Për Barella jam gabuar”

BATUTA E TEKNIKUT PËR MILAN-JUVE

“Torino ruajti intensitet të jashtëzakonshëm në orën e parë të lojës, pastaj në gjysmën e dytë, siç ndodh shpesh, ndeshjet ndryshojnë – vazhdoi Inzaghi, duke analizuar ndeshjen –. Ishte një fitore e rëndësishme, nuk është kurrë e lehtë të luash në Torino”. Më pas, tekniku komentoi edhe Barella, i cili u largua nga fusha i mërzitur pas zëvendësimit: “Nicolò ndoshta nuk e meritonte të verdhën, ai po bënte një ndeshje të mirë, por vendosa ta zëvendësoja. Isha i pavendosur mes tij dhe Mkhitaryan, por zgjodha atë, edhe sepse ishte ndëshkua me karton të verdhë. Po bënte një ndeshje të shkëlqyer për sa i përket zgjedhjeve, pastaj vendimet duhet të merren në baza ditore, jo vetëm në ndeshje”. Në fund një batutë për Milan-Juve: “Do ta shikojmë me qetësi ndeshjen sepse i kemi fituar tre pikët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *