• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Belerin e futi në kurth një i paguar nga policia

Arkiva, Kryesore, Lajme
beleri denoncimi i berishes



Arsen Rama, një peshkatar i thjeshtë me një dosje të njollosur për krime të vogla mund të jetë paguar nga policia e shtetit për të futur në kurth kandidatin e Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ai ka marrë 7 milionë lekë për të provokuar kandidatin monoritar, “pagesa është bërë nga Fondi i Posaçëm Sekret i Policisë së Shtetit”, ka deklaruar dje duke i’u referuar një burimi brenda policisë shefi i opozitës Sali Berisha. Dyshimet se njeriu që denoncoi Belerin mund të ketë qenë i infiltruari i policisë kanë qenë të forta që kur ndodhi arrestimi. Këto pandehma vinin së pari se Arsen Rama, që iu afrua vetë Belerit duke pretenduar se kishte 8 vota dhe kërkonte nga 50 euro për secilën prej tyre, ishte një i njohur i kandidatit të opozitës për Himarën, të ciliit i shiste peshkun për restorantin e tij. E dyta qe gjendja e tij ejere financiare dhe fakti se kishte qenë më parë kontigjent i policisë. E treta se arrestimi i Belerit ishte paraprirë nga një fushatë e egeër personale e kryeministrit rama kundër tij. 

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Ashtu si Erdogani edhe Rama e zbuloi “kurdin” e vet 

Në datën 6 maj Edi Rama shkoi në Himarë ku me një gjuhë raciste dhe tallëse sulmoi rivalin e kandidatit të PS-së. Rama e kishte pasur shqetësim ditët e fundit Himarën dhe në sondazhet e tij, zgjedhjet aty qenë të humbura. Sipas llogarive të bëra nga eksperët e PS-së, ata kalkulonin se autobuzët me emigrantë që do vinin për Belerin nga Greqia e përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, duke i dhënë fitoren opozotës. Madje dëshmohet se kryeministri i ka kërkuar personalisht gazetarëve që e kanë intervistuar ditët e fundit që ti ngrinin topin duke i dhënë mundësi të godiste kandidatin minoritar të Omonias. Dhe ai e bëri sa herë doli në TV.

Pikërisht në këtë valë, dy ditë pas mitingut të kryeministrit në Himarë, në policinë e këtij qyteti paraqitet një njeri, që nuk e kishte për herë të parë fekuentimin e kësaj dere. Arsen Rama bën rolin e qytetarit të revoltuar dhe denoncon tentativat për blerje votash nga kandidati i opozitës. Ai është një peshkatar i thjeshtë, që mban mbi supe një tragjedi të rëndë familjare në det, të cilën nuk e ka kaluar pa pasoja. 

Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet) 

Pra, njëri version është se ndërgjegjja e lartë e një varkëtari të këputur e bëri atë të denonconte në policinë e Himarës shkeljen e ligjit nga kandidatit të opozitës. Versioni tjetër është se duke zbatuar urdhërin politik, policia i futi një të infiltruar Belerit, për të shkatëruar fushatën e tij. Gjithësesi në datën 8 maj, Arsen Rama nënshkruan dokumentat se pranon të luajë rolin e të infiltruarit.

Tani sipas denoncimit të Berishës ekzistojnë provat se ai është paguar për ta bërë këtë. “Drejtori i Vlorës, Ermal Muçaj dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe udhëzimin e Ministrisë së Brendshme për administrimin e fondit sekret. Shtetasi Arsen Rama është trajtuar si burim konfidencial dhe e ka marrë këtë shpërblim duke u paguar me mandat pagese nga arka e policisë sipas një procedure, e cila është klasifikuar sekret shtetëror. Dëshmia e tij para gjykatës është e pavlefshme dhe kjo provë duhet të deklarohet e papërdorshme” citoi mbrëmë Berisha tek Çim Peka, burimin e tij brenda policisë.

Sipas ish kryeministrit shqiptar ka dy rrugë që ky pretendim të provohet. I pari një urdhër nga gjykata pas një kërkesë të avokatëve mbrojtës sipas parashikimit të dispozitave të kodit të procedurëa penale, ndërsa tjetra përmes një komisioni hetimor parlamentar në përbërje të të cilit duhet të ketë deputetë të pajisur me çertifikatë sigurie.

Nëse ky prtetendim është i vërtetë ai e përmbus tërësisht procesin ndaj kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë sepse Kodi i procedurës Penale e ndalon provokimin e akteve kriminale.

Kërcënimi i Mitsotakis në Tiranë: S’ka negociata me BE-në nëse nuk lejoni Belerin të betohet (VIDEO) 

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. 

Athina zyrtare ka ushtruar presion të madh mbi këtë çështje mbi Tiranën duke kërcënuar edhe me bllokimin e integrimit të vendit në BE. Gjatë samitit të fundit BE -Ballkani Perendimor kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të Brukselit me Shqipërinë.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Greqia te bllokoje Shqiperine ne BE. Rama kete do thjesht te marri fonde sikur do hyje por te mos hyje se ky popull laskar sic i ka quajtur kur refuzuam plehrat kimike nga USA, derra jane! Jemi tamam popull derrash qe tall koqet e vyshkura te falimentuara nje drogaxhi!

    1. Pas 5 muajsh nga arrestimi.
      Ky u kujtua sot te nxirte proven “bomb”.
      A c te ben halli.
      Po prap duket modest. Pse 7 milion lek. Pse nuk e bere 7 milion €.

    2. He ty ta koftë Kina, India, Pakistani dhe Tropoja nonën.
      Tvjen keq për kriminelin Beleri.
      O mfal, edhe Ramës ja koftë Russia, Brazili, Afrika dhe Kuksi nanën.
      Por me Shqipnin çkeni?
      Vini Belerin para Shqipnis.

  2. Po mire mo mire.

    Nje pyetje kam une si lexues i rregullt i Lapsit te Andit qe i vogel luante ne preherin e Enverit dhe te Shkullakut qe ka dale te beje gazetari per te qi pidh me gishta…

    Pyetja eshte shume e thjeshte: pse kaq pak postime sot ne blogun tuaj?!

    U shkurtuan direkte fondet?!

    Jua prene kotheren?! Sot per neser?! WTF!

  3. Kesaj i thone tallje trapi dhe fyerje inteligjence per te gjithe shqiptaret, kur te gjithe e dine se nona e krimit dhe korrupsionit eshte i gjati dy metrosh . Standart i dyfishte kur vjen puna per hetime te korrupsionit, SPAKU ose SKAPI i partise ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdh per te gjithe te korruptuarit e kriminelet e partise mavi ne pushtet. Shqiptaret duan peshkaqenin e madh dhe ai eshte ne kryeministri duke bere afera korruptive çdo dite ne kurriz te taksapaguesve shqiptare. I korruptuari nuk mund te luftoje te korruptuarin dhe tallja me shqiptaret vazhdon ne mediat e kapura tallava te rilindasve te rilindur. Kundershtari politik duhet sulmuar dhe mundesisht eliminuar qe i gjati ine shoku Edver te kete nje pushtet per nje kohe te gjate dhe te pakufizuar. Neokomunistet e partise mavi bijte e eterve te rilinduar edhe me te keqinj se eterit e tyre shpirteror duan qe ta kthejne kete vend 70 vjet mbrapa ne histori duke na kujtuar edhe nje here ditet e erreta te diktatures kur shqiptaret merrnin arratine nga syte kembet per t’ju larguar ferrit komunist.
    Miresevini ne Korene e Veriut ne Europe!!!

  4. “Arsen Rama, një peshkatar i thjeshtë me një dosje të njollosur për krime të vogla mund të jetë paguar nga policia e shtetit për të futur në kurth kandidatin e Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ai ka marrë 7 milionë lekë për të provokuar kandidatin monoritar, “pagesa është bërë nga Fondi i Posaçëm Sekret i Policisë së Shtetit”, ka deklaruar dje duke i’u referuar një burimi brenda policisë shefi i opozitës Sali Berisha.”

    Kjo tingëllon më pranë së vërtetës, Beleri u fut në kurth, gjë e zakonshme kjo për mafian e kuqe në pushtet…. Largqofte të humbte Himarën Rama, gjithë ato plazhe të bukura!!

    … Berishës gjithmonë i ka dalë fjala kur ka denoncuar ngjarje të tilla.

  5. Kjo mund te dhe te jete e vertete se ktu ca sndodh. Por ne momentin qe e thote sal ceceni e humbet teresisht vertetesine

    1. Po pse keshtu? Apo se e thote Sale Ceceni?! Po ato qe ka thene ky Sala kane dale te gjitha. apo ci qi temen, le te jete e vertete por perdersia e thote Sala behet genjeshter?

      A Nard Ndoka Nard Ndoka. Nejse, ti besoji satelitit Albania 1 dhe Albania 2:)

  6. Kjo “tabu” me SHBA-te me sjell ndermend tabu-ne e Berishes dikur me Fatmir Haklajn, nuk guxoi ta permendte kurre me emer sa ishte gjalle.
    Çka me ben te mendoj se duhet te jete i njejti nivel frike dhe paranoje si nga ai qe te kercenon me plumb dhe nga ata qe te kercenojne me ligj”Krimineli serb po ben fallxhoren tani kur prangat po kerrcasin per salihun

  7. Shënim: Po flasim vetëm për pasuri të deklaruar. Se pasuri të padeklaruara siç kanë pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti, nuk e di se sa mund të kenë.

    Apartament 375 m2, Tiranë
    Apartament 372 m2, Tiranë
    Apartament 346 m2,Tiranë
    Apartament 373 m2, Tiranë
    Apartament 356 m2, Tiranë
    Apartament 201 m2, Tiranë
    Apartament 112 m2, Tiranë
    Apartament 208 m2, Tiranë
    Apartament 128.3 m2, Tiranë
    Njësi 167 m2, Tiranë
    Njësi 305 m2, Tiranë
    Njësi 214 m2, Tiranë
    Njësi 376 m2, Tiranë
    Njësi 113, Tiranë
    Njësi 107 m2, Tiranë
    Ndërtesë 206.5 m2, Tiranë
    Ndërtesë 1467 m2, Tiranë (BP)
    Ndërtesë 565 m2, Tiranë
    Bodrum 18 m2, Tiranë
    Bodrum 28 m2 në Tiranë
    Garazh 16 m2 në Tiranë
    Truall 206.5 m2, Tiranë
    Truall 3294 m2, Tiranë (bashkëpronësi)
    Truall 2330.3 m2, Tiranë (BP)
    Truall 187 m2, Tiranë
    Truall 1341 m2, Tiranë
    Truall 680 m2, Cërrik
    Truall 685 m2, Berat
    Truall 670 m2, Tiranë
    Truall 442 m2, Tiranë (BP)
    Truall 908 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 33 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 7.5 m2, e ndërtesë 7.5 m2
    Truall 660 m2, Tiranë, (BP)
    Truall 90 m2 në Tiranë (BP)
    Tokë arë 2270 m2, Priskë të Madhe
    Tokë arë 3 000 m2, Priskë të Madhe

    Marrë me shkurtime nga profili i autorit në FB
    terra kujdes me Haloperidolin se perfundon si salihu

  8. E kanë autorizuar që ta ndjekë çështjen dhe kanë rënë dakord secili nga 63 bashkëpronarët e tjerë që t’i japin nga 3 deri ne 5 % Malltezit për shpenzimet që do të kryheshin për të gjithë praktikat. SPAK thotë si ëshë e mundur që një çështje që nuk është zgjidhur për 10 vjet dhe sapo ndodhi kjo procedurë, filloi të marrë zgjidhje

  9. “Politikani Sali Berisha ka zgjedhur të bëjë avokatin të vetes dhe të tjerëve. Do ishte e udhës që pyetjet t’i bënte para prokurorëve. Mbrojtjen ta bëjë në sallë. Do të ishte e udhës që Berisha që në fundjavë kur u njoh me këtë gjë, te deklaronte se mbrojtjen do ta bënte në institucione.

  10. E trajnuar nga amerikanët, kush është prokurorja e hekurt Enkeleda Millonai që shembi bunkerin 30-vjeçar të korrupsionit dhe rrënoi ‘perandorinë’ Berisha. U ‘stërvit’ nga SHBA-BE edhe në Kroaci…Salih karaxhic berisha po ke burreri e karakter shko perballu ne prokurori e gjykate dhe faktoji atje Dacibaot jo si nje kurve maloke neper konferenca pa vlere per opinionin,por vetem per te mbrojtur bythen tende e sojin tend kriminal,shpjego si u pasarua jamarbri dhe femijet e tu ne kohen e mbreterimit tend kryeministror,kjo eshte arsyeja qe vrave qytetare ne bulevard sepse te duhej kohe per ti permbyllur vjedhjet qe po benit si Mafioz kalibri,behu burre mos u mer Mellonain por me Shba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *