• |
ide | kryesore

Kërcënimi i Mitsotakis në Tiranë: S’ka negociata me BE-në nëse nuk lejoni Belerin të betohet (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kërcënimi i Mitsotakis në Tiranë: S’ka negociata me BE-në nëse nuk lejoni Belerin të betohet (VIDEO)



Kryeministri grek përsëriti në Tiranë kërkesën për Fredi Belerin. Nëse më parë ai kërkonte lirimin nga burgu të Belerit, tani kërkesa ka ndryshuar. Greqia kërkon që ai të lejohet të betohet si kryebashkiak edhe në kushtet e paraburgimit. Më poshtë deklarata e Mitsotakis në Tiranë.

“Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Greqia mbështet perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Kjo rrugë është e vështirë dhe kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë rregullime të rëndësishme në “acquis” evropiane. Dhe sigurisht, i vetmi parim që është i panegociueshëm për Bashkimin Evropian, por edhe për Greqinë, është respektimi i shtetit ligjor. Fatkeqësisht, muajt e fundit, Shqipëria ka bërë lëshime të rëndësishme për këtë çështje. E kam fjalën konkretisht për rastin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili prej pesë muajsh ndodhet në paraburgim. Dua të theksoj respektin tim për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Nuk kam dëshirë të ndërhyj në mënyrën se si funksionon. Por dua të theksoj kategorikisht se Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës, edhe nëse është në paraburgim. Zgjidhja e kësaj çështjeje është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë nisjen e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Dhe shpresoj dhe uroj që ky problem të zgjidhet në një frymë bashkëpunimi dhe humor të mirë, pa lënë në hije më tej marrëdhëniet e dy shteteve”, tha Mitsotakis.

https://www.youtube.com/watch?v=q7I8xVFzesI



9 Comments

  1. Jevgjit krete me gjak Arvanitas (as ai gjak nuk te shpelau) , nuk te pyet dhe nuk te dhjet njeri fare.

    Je shteti me me pa rendesi ne BE.

    Dhe me more jo ne BE sesa me u diktu nga Jevgjit e europes.

  2. Islamo-komunistat e përkrahin Miçotaqin, Fredi Belerin dhe terrorist Arabe si Hamasi.🇺🇲🇮🇱🇪🇺🇺🇦🇦🇱

  3. Jevgjitet e ballkanit qe merkel u pagoi borxhin publik se po falimentonin,……popull me i pjerdhur i KE-se

    1. Yesss një super bravo..vetëm ju e frenoni skizofrenine e këtij pushteti antikombetar
      Me dinjitet me grekrit se me neokomunistet e pasur

      1. Ku ka humbur jorgos Pall-Kari si filozofi dhe zedhenes i qeveris ,ky eshte rasti qe te shpreh mendimin qeveritar si duket tani ka orarin qe i ben llape Ramsesit pas lodhjes me samitin

  4. KUR DISA HUMBIN RRUGEN .KOHA BEN VETPASTRIM VETRREGULLIM DUKE SELEKSIONUAR SEJCILIN DHE VENE NE VENDIN QE MERITON DUKET SIKUR 1SHEKULL JU MESUN KEQ POR DO BEHENI ME MIR DO PERSHTATENI thotë:

    KY ESHTE ME SHEKULLIN E KALUAR ME POLITIKA TE FORTIT COPTIME PUSHTIME ME EPIQENDER IZRAELIN TE GJITH SLLAVET PO BEJN SI TE FORTIT POR HARROJN SE KAN HYR NE SHEKULLIN 21SHEKULLI VETPASTRIMIT RREGULLIMIT HAKUT LIRIS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *