• |
ide | kryesore

Erdogan pro Hamasit: “Nuk janë terrorristë, mbrojnë popullsinë”

Arkiva, Kryesore, Lajme
erdogan Hamas



Me një qëndrim të ndryshëm nga të gjithë anëtarët e NATO-së dhe në kundërshtim me qëndrimin që mbajnë vendet perendimore Raisi i Turqisë ka refuzuar të quajnë organizatëën islamiste që kreu sulmin e fillim tetorit mbi Izraelin, si terroriste. “Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët”, u shpreh presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan gjatë një takimi me grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara.

Por paralalisht me marrjen në mbrojtje të luftëtarëve të Hamasit presidenti turk theksoi edhe dy standartet që përdorin vendet perëndimore për Izraelin, i cili sipas shifrave të deri tanishme në mbi 6 mijë të vrarët nga sulmet ka masakruar edhe shumë fëmijë: “gjysma e të vrarëve deri më tani janë fëmijë”, tha ai. Sipas Erdogan kur shtetet që dolën në mbrojtje të botës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës heshtin për masakrën në Gaza, kjo është “shprehja më konkrete e hipokrizisë”. Duke akuzuar vendet jashtë rajonit se i “kanë hedhur benzinë zjarrit” në emër të mbështetjes së Izraelit, Erdoğan tha se SHBA-ja do të humbasë pasi nuk duket se dëshiron që bota të drejtohet në mënyrë të drejtë.

LEXO ME TEJ

Rrëfimi i tmerrshëm i gazetares së Al Jazerra për shpërnguljen e familjes së saj në Gaza 

Më tej, Erdoğan tha se Turqia është thellësisht e pikëlluar nga pafuqia në të cilën ka rënë OKB-ja, pasi siç theksoi ai, askush nuk e merr seriozisht pasi mbylli një sy ndaj vrasjes brutale të fëmijëve.

“Kundërshtimet e Turqisë ndaj strukturës së padrejtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u konfirmuan përsëri nga lajmet e fundit”, tha Erdoğan, duke iu referuar mënyrës sesi rezolutës së armëpushimit në Lindjen e Mesme iu vu veto nga SHBA si një prej pesë anëtarëve të përhershëm të këshillit.

Në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, presidenti Erdoğan tha para 7 tetorit, kur shpërtheu konflikti, ai kishte planifikuar të vizitonte Izraelin, por më pas i anuloi planet e tij.

Analiza e Yuval Noah Harari: Tmerri i Hamasit, një mësim për politikanët populistë

“Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar dhe nuk do t’i aprovojmë mizoritë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet”, tha Erdoğan.

Konflikti në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumë-anshëm që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Konflikti/ Ata izreaelitë, që ndryshe nga ne e shohin fajin edhe tek vendi i tyre

Ushtria izraelite më pas nisi një fushatë të pamëshirshme ajrore kundër Rripit të Gazës.

Pothuajse 7.200 njerëz janë vrarë në konfliktin aktual, përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2.3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, ndërsa autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.



20 Comments

  1. Ja pse Fatmir Bektashi është njeriu kyç i këtij hetimi. Nëse do të konfirmojë (duke përgënjeshtruar Berishën) që Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kullave, atëherë do të jetë prova që familja Berisha është korruptuar në këmbim të favoreve të dhëna në procesin e privatizimit. Nëse do të ndryshojë version dhe do t’i japë të drejtë Sali Berishës, atëherë do të jetë kjo prova që ndërsa vjehrri vendoste Shtetin në dispozicion të privatizimit të truallit, Jamarbër Malltezi pastronte në ato 19 kulla paratë e pista të familjes. Si në një rast, ashtu dhe në tjëtrin, të gjithë rezultojnë fajtorë.

    1. Po pyte pak Erdogani, po kurdet a po PKK pse Turqija dhe Erdogani i quane terrorista? Se në të vertet Hamasi dhe terroristet që ai Ka nga mbrapa nuke kane sa një lloje krahasim me kurdet se pse kurdet jane një komb prej më se 30 miljon njerze, kurse Palestina ështe e krijume nga Rromaket dhe më pase të konvertue nga në Musliman nga Otomanet kures Izraeli ka mija vjet në trojet ku ata jetone sot. Erdogani dhe Turqija me dy standarteRrofte bota përdimore 🇦🇱🇺🇲🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇮🇱🇮🇱

  2. IZRAELI asht shtet agresor-pushtues.
    Ai ka zevendsu Gjermanine dhe Netanjahu asht shnderru ne HITLER.

  3. Për një pjesë të popullit, kur akuzohet kryetari tyre:

    – 10 milion euro s’janë prova,

    – 17 kulla s’janë prova,

    – 10 dëshmitarë s’janë prova,

    – 4 të vrarë në bulevard s’janë prova,

    – 300 të vrarë dhe plagosur Gërdec s’janë prova.

    – Fabrika armësh apo piramida me lekë s’janë prova.

    1. E gjithe kjo qe ke publikuar o i paemer i ores 22:00, eshte prove e forte. Eshte prove e forte se je nje idiot qe shet prapanicen per nje sufllaqe dhe publikon komentet qe t’i pergatit dikush tjeter. Vetem idiotesia dhe analfabetizmi mund te te beje te postosh koment per Berishen, ne nje shkrim per Erdoganin… Ah me fal se harrova, duhet te jesh edhe nje barkthare te cilit sufllaqja i duket gjelle pasanikesh.

  4. Politikani salih që e nisi me apartamente të kohës së Enverit dhe përfundoi ne nje milioner ai bashke vajze djal e mbesa,ti ceceni i ores 22:37 qe me ben vrejtje mua,pse komenton mbrojtjen idiote qe ben salihut dhe nuk shkruan per erdoganin,o loqja e majte e salihut qe te nxorri salihu nga bytha me mut dhe ti vjen ere Mut salihu

  5. Berisha bën ‘copë’ Shqipërinë në median greke: Tek ne ka një fond sekret! S’duroj dot kur preket Beleri…Tani keni te drejte te mburreni burrecin serb te ballkanit salih berisha,per bythen e vet shet dhe kalamajte e tij.

  6. Janë pikërisht ata që iu bashkuan të parët turravrapit të tij drejt kurrkundit, ashtu sikurse nuk është për t’u habitur se si të ngjashëm me probleme me drejtësinë, i janë bërë gardh dhe shpresojnë se, nëpërmjet zhurmës dhe kaosit, do të arrijnë të shpëtojnë të thatë nga barka që po fut ujë.

  7. Patronazhistet edhe ne kete artikull sulmojne pa kuptimBerishen, si ndodh kjo, a kane tru, kujtese, e logjike keta idioter.Por nejse, duket se dicka i djeg ketyre monstrave, perderi sa deri me sot, nuk kane bere nji koment per miliardat e tokat e vjedhura nga Ram banditi, fain e ka Saliu.Persa israelit, minorance e hereshme ne plasdarmen palestineze, nuk kane qene asnje here shtet, por si arixhij ne Palestine, ka histori plotesuese, po me kaq.Sot, siperfaqja e shtetit Izraelit eshte rritur me pushtime mbi shtate here, e prape perkrahen, si eshte e mundur te durohet nji pushtues e dhunues i vendit e shtepise sate.Ne ke lufte te shpallur nga izraelitet, menyren, krimet, largimin e popullsise vendase, cifutet e bejne per ekspacion, e kete me mbeshtetje materiale, politike nga disa shtete, qe fatkeqesisht flasin, propogandojne per liri e demokraci e fatkeqesisht ndaj krimeve monstruoze te izraelit bejne syrin qorr.Te mbrohesh ke te drejte nga terroristet, por qe te besh ato krime mbi popull eshte veprimi me kriminal qe ndodh.Deri diku, Erdogani ka te drejte, ndofta si i vetem, por mbrojtjen e popullit palestinez po e ben ne menyre njerezore e demokratike, me llogjike e veprim, per kete meriton vetem nji,BRAVO.

  8. Ku e ke mesuar hisyorine ti me kete emrin e gjate?
    Palestina u krijua nga romaket, vertet? Si u krijokan popujt?
    Pastaj u kunvertuan ne myslimane, kur 1500 vjet pasi i krijuan romaket?
    Po me pare cfare feje kishin? Po romaket cfare feje kishin?
    Historine ta paska mesuar i njejti mesues qe mesoi matematiken Lyl Bashes.

  9. Ore, koment i ores 18, 46, po faraonet romaket i krijuan, shihe historine e njerezimit, pastaj jepi te drejte judes, e cka qene.Mos u a hiq identitetin FILISTINES,

  10. kur japin leksion injoranca, ky eshte moderniteti sot. ka pllakosur injoranca.
    Dituria dhe kultura e modernitetit matet me LAKURIQEsIUNE BYTHPERJASHTA E GJOKSZBULUAR, ME TANGA E ME KULTUREN E QENIT, me drogen , degjenerimin DHE ME me paranw E KORRUPSIONIT DHE TE piset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *