• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari ekzekuton gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja la pas 4 fëmijë

Lajme, Të fundit



Etleva Bodi, 31-vjeçe ka ndërruar jetë në Itali mbrëmjen e djeshme. Shqiptarja nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, 41 vjeç. Sipas policisë, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie, raportojnë mediat huaja.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë të mëparshëm penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim. 31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.



7 Comments

    1. Islamiket e kane të pa mundur me jetue si njerze. Për dite vrasin gra dhe fëmie. Edhe musliman shqipfoles jane bër si irananet që vrane një fëmie 16 vjeçare se pse nuke kishte vënë shaminë në një tren. Kurani ështe një libr që prodhone veç dhune dhe prapambetje.

  1. Sepse shqiptaret ne It Greqi e kudo nuk integrohen fare me ligjet dhe jeten social kulturore te vendit prites . Lëre cthuhet ne media apo llustrat qe i bejm neve njeri tjetrit që integrohemi. Ne thelb ne jemi shoqëri tejet e pacivilizuar dhe 32 vite gjoja ne liri nuk na e kan zbutur fare barbarizmin.

  2. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

  3. Arsimimi i shpeton shoqerite nga degradimi.Kush je ti qe duhet t’i marresh jeten tjetrit? Dhuna asnjehere nuk eshte zgjidhje. Gruaja iku ne boten tjeter,burri ne burg,femijet jetime pa nene e pa baba e te truematizuar gjithe jeten.Kush fitoi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *