• |
ide | kryesore

Ndiqeni LIVE/ Po zhvillohet tani ceremonia për “Topin e artë”

Arkiva, Sport
artë



Është duke u zhvilluar në këto momente ceremonia e 67-të dhënies së çmimit “Topi i Artë” që po mbahet në Paris. Aty do të ndahen çmimet për më të mirët e futbollit të sezonit të kaluar.

Padyshim se vëmendja kryesore është te çmimi prestigjioz për të cilin kandidatët kryesorë janë: Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat e ndryshme botërore, Messi do ta fitojë për herë të 8-të këtë çmim.

Jude Bellingham u shpall fitues i çmimit “Kopa Trophy” për vitin 2023, i cili i takon futbollistit më të mirë nën moshën 21-vjeç. Ylli i ri anglez në sezonin e fundit regjistroi 51 paraqitje, teksa shënoi 15 gola dhe shtoi 8 asiste.

Vinicius Junior ka fituar çmimin “Socrates” për të vlerësuar punën humanitare të një futbollisti. Ai është themelues i “Instituto Vini.Jr”. Ylli i Real Madridit angazhohet për të ndihmuar popullatën në Brazil, veçanërisht fëmijët.

Argjentinasi Emiliano Martinez fitoi çmimin e portierit më të mirë. Çmimi “Yachine” i jepet portierit më të mirë. Ai do të mbahet mend veçanërisht për paraqitjet e tij me Argjentinën në Kupën e Botës.

Erling Haaland u shpall fitues i trofeut “Gerd Muller”, një trofe që jepet çdo vit nga “France Football” për sulmuesin më të mirë. Ai e fitoi këtë trofe pasi sezonin e fundit e mbylli me 56 gola të shënuar.

Manchester City është shpallur klubi më i mirë në konkurrencën e meshkujve pasi fitoi tripletën për herë të parë në histori. Skuadra e Guardiolës doli kampion në Premierligë, fitoi Kupën FA, si dhe në Ligën e Kampionëve. Ndërsa FC Barcelona Femeni u zgjodh skuadra më e mirë për vajzat.

Aitana Bonmati është fituesja e “Topit të Artë” për vitin 2023 për femra. Mesfushorja, kampione e Spanjës dhe Evropës me Barcelonën dhe kampione e botës me Spanjën mori trofeun prestigjioz. 25-vjeçarja shkëlqeu në sezonin e fundit duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 23 asiste në 45 ndeshje të luajtura.

TROFETE

Jude Bellingham – Çmimi “Kopa Trophy” 

Vinicius JR – Çmimi Sokrates  

Erling Halaand – Trofeu “Gerd Mueller”

Emiliano Martinez – Portieri më i mirë 

Manchester City – Klubi më i mirë 

 

FC Barcelona Femeni – Skuadra më e mirë për vajzat

Aitana Bonmati – Fituese e “Topit të Artë” për vajza

Lajm në përditësim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *