• |
ide | kryesore

Selena Gomez largohet nga mediat sociale: Nuk mund të duroj më

Paparazzi, Slider



Selena Gomez është duke pushuar nga rrjetet sociale.

Të hënën, këngëtarja “Single Soon” zbuloi në Instagram Story se i është dashur të tërhiqet nga rrjetet e saj sociale “sepse zemra më thyhet kur shoh gjithë tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë. ”

“Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj ndonjë grupi është i tmerrshëm,” shtoi Gomez përpara se të vazhdonte të thoshte se “Të gjithë njerëzit” duhet të mbrohen, “veçanërisht fëmijët” dhe se “dhuna duhet të ndalet për mirë.”

“Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të mjaftojnë kurrë për të gjithë ose një hashtag”, vazhdoi ajo. “Unë thjesht nuk mund të duroj që njerëzit e pafajshëm të lëndohen. Kjo është ajo që më sëmur. Do të doja të mund ta ndryshoja botën. Por një postim nuk do ta bëjë.”

Në një postim të dytë, artistja  postoi një foto bardh e zi të motrës së saj më të vogël Gracie Elliott Teefey dhe shpjegoi se të kesh një motër e ka bërë atë më të ndjeshme ndaj anës negative të jetës. “Të kem një motër më ka bërë të ndikohem shuë nga situatat negative, shkroi ajo. “Unë do të bëja gjithçka për fëmijët dhe jetët e pafajshme.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *