• |
ide | kryesore

Kërcënohet prokurori në Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kërcënohet prokurori në Berat



Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi është kërcënuar nga një person pranë gjykatës së qytetit.

Ka qenë prokurori Gripshi ai që ka shkuar në polici dhe ka denoncuar kërcënimin që ka marrë, sipas tij nga shtetasi Andon Qako.

Prokurori Gripshi ka thënë se është kërcënuar për shkak të detyrës teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore.

Sipas tij, Qako ka ndaluar prokurorin dhe më pas e ka kërcënuar, ndërsa policia ka kërkuar menjëherë shoqërimin e autorit të dyshuar.

Qako është një person i njohur në Berat, shpesh i aktivizuar për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, si dhe i përfshirë në disa konflikte të mëparshme. Në rrjetet sociale, raportohet se Qako gjithashtu ka ofenduar prokurorët e Beratit.



1 Comment

  1. Kur u propozua nga Kryeministri Rama, në Shqipëri e Kosovë shpërthyen akuzat kundër tij, ndoshta edhe për faktin se drafti nuk ishte publik.

    Por ai u përshëndet nga emisarët e BE dhe SHBA, Lajçak e Escobar, ndërsa Brukseli e vlerësoi si serioz.

    Pranimi i propozimit të kryeministrit Rama bëhet kështu për herë të parë një bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Europian për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *