• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli paraqitet sot në SPAK për t’u marrë në pyetje

Lajme, Të fundit



Hetimet për bashkinë e Kamzës kanë vënë në lëvizje me veprime konkrete Prokurorinë e Posaçme e cila i ka dërguar fletëthirrje kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Sulit. Ai do të paraqitet sot në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli. Raportohet se nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit. Banorët e Kamzës u paraqitën të martën e kaluar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK ndaj kryebashkiakut.



3 Comments

  1. Duhet edhe ky ne shoqaten e kryetarve bashkie ne burg.Pritet qe se shpejti tu veje nga pas ky mafiozi i Tiranes, e pas tije radha e krye drejtuesit te kesaj bande, drogmeni, hajduti, mafiozi Rama.Qe dihen, shikohen, vertetohen tashme, qe jane te tille ne detyre e veprim, as qe ka diskutim, biles duhej me kohe kjo bande qeveritare, dushesh pas hekurave, por ne se kjo drejtesi, sdo bente pa drejtesi, andaj jemi ku jemi, ishim, po jemi me keq.Kjo qever, kjo rilindje, me se shumti ka qene vdekje e shterje, vetem mashtrimin e vjedhjen kane ne gen.As me shume e as me pak, si lene mangut birave te kurvit, te mos themi se jane po vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *