• |
ide | kryesore

Lubonja: Opozita ka të drejtë, por po bën lëvizje të dëshpëruara

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Situata e krijuar në Kuvend nga deputetët e opozitës është komentuar nga shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja. Duke folur për emisionin “Open” në News 24, Lubonja thotë se opozita ka të drejtë në gjërat që kërkon, por mjetet sipas tij janë ato të fundit, që përdoren në një situatë të dëshpëruar. Sipas tij nuk dihet nëse këto mjete që po përdoren dhe kjo lëvizje e dëshpëruar, do të sjellin rezultat apo jo.

“Këtu janë dy çështje, e para a ka apo jo opozita të drejtë për gjërat që kërkon? Unë mendoj se ka shumë të drejtë, qoftë për koncensionet, i caktohet edhe kryetari i grupit parlamentar ndërkohë që 48 veta kërkojnë tjetër. Në thelbin e vet, çështja është që ka një strategji të qartë për kapjen e gjithë pushteteve, deri te shoqëria civile, dhe opozitën duan ta caktojnë mazhoranca. Kjo është dramatike për vendin.

Këtu opozita ka të drejtë. Çfarë mjete lufte ka opozita për të ndaluar këtë gjë dhe si janë këto mjetet e fundit që po përdor? Mendoj se mjetet e fundit, janë e fundit gjë, ose përpjekje të dëshpëruara për të reaguar. Pasi janë shkatërruar të gjitha mundësitë. Nëse do isha në krye të mazhorancës, do shtroja pyetjen kanë apo jo të drejtë, dhe nëse kanë të drejtë jepu çfarë meritojnë. Ata gjykojnë se nuk kanë të drejtë.

Unë gjykoj se opozita tani po i drejtohet me një përpjekje të dëshpëruar publikut dhe ndërkombëtarëve. Sepse në Shqipëri ka pasur tirani të mazhorancave, edhe kur ishte Berisha. Hiqni atë Berishën e parë që ishte shumë i pushtetshëm, në periudhën deri në 2017, ka pasur dy faktorë që e kanë lejuar një lojë demokratike… baraspeshimi dhe konfliktualiteti është qetësuar me ndërhyrjet e ndërkombëtarëve.

Ajo që ka ndodhur së fundmi dhe ka ndryshuar situatën është se ata të fortët, qeveria ka kompromentuar edhe ndërkombëtarët që nuk bëjnë më arbitrin, por tani i thonë Ramës ‘vazhdo’, Berishën ia kanë shpallur non-grata. Tani bëjnë lëvizje të dëshpëruar, por nuk e di sa do ketë rezultat. Ky lloj konflikti ashtu si zhvillohet atje, është humbje dhe dështim i të gjithëve”, – shprehet Lubonja. /BW



6 Comments

  1. Kjo Gjylameti, kjo e bakllavase, qenka me probleme mendore.

    Perdridhet, ben mimika prej idiote, dhe perserit si papagall:

    Po kujt do ja japim ne…?

    Ha, ha..

    Budallaqja mendon se qeverisja eshte aktivitet privat.
    Budallaqja mendon se, nese sipas saj nuk ka kush ta marri, nuk duhet te kete rregulla, as legjitimitet te parlamentit…

    Niveli 0

  2. I VETMI PATRIOT ATDHEDASHES E TE TJERA MUND TI NUMUROSH KETIJ NJERIU ! E KAM THENE DHE HERE TE TJERA TE KISHIM ME SHUME PUNDITE SI FATOS LUBONJA RREGJIMI I EDVIN HAJDUTIT NUK DO ZGJASTE ME SHUME SE 4 VJET ! HILEQARET DHE DASHAKEQET SI KRYEHAJDITI RAMA QE LUAN ROLIN HERE SIKUR E PERSEKUTOJNE PASTAJ BEN ARROGANTI DHE TE FORTIN TANI QE I KA ARDHE FUNDI E MBAJNE ME FORCE PER TE LARE BORXHET QE U KA PREMTUAR TE KORRUPTUARVE NDERKOMTARE DHE PO TE DOJE AI TE DALI NGA LOJA ATO E MBAJNE ME FORCE !DEMI ESHTE I QYTETAREVE SHQIPTARE QE RRIPEN QE KRYEHAJDUTI EDI RAMA !KAQ THELLE ESHTE FUTUR NE GROPEN E MU,,, SA TE ATO I KANE PRANUAR TA KTHEJE SHTETIN NE DIKTATURE QE TE MARRIN SHPERBLIMET MILIONA DOLLARE SHKOJNE PER PERENDIMORET E KORRUPTUAR

  3. po ca te bej o i romantizuar nga komunistat ? te rri duar kryq, jane bere te gjithe militant i jep evropa nga nje kacidhe dhe na prishin pune edhe neve po na iken jeta kot mer te qifsha ropt ty dhe rames e gjithe socialisteve. po punojme per te tjeret e jo per vete i kemi hedh ambiciet ne plera se kshu i do bytha realizmit socialist

    1. Po perfiton BE nga puna jone e po i marin meritat qeveria shkerdhate. Sipas teje te rri me duar kryq, une them te fillojne portesta te pergjakshme si ato te Partise Socialiste kur erdhi ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *