• |
ide | kryesore

Si i nxori Rama bllof mediat që trumbetuan suksesin e tij me asocacionin

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama drafti



Edi Rama i ka nxjerrë bllof të gjithë propogandistët pro tij që trumbetuan me të madhe se ai kishte një kontribut të veçantë në projekt statutin e BE-së për asocacionin e komunave me shumicë serbe, që iu dorëzua nga liderët evropianë, Albi Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit. Të mërkurën, gjatë gjithë ditës, dy televizionet kombëtare Top Channel dhe TV Klan, si dhe një sërë mediash të shkruara, shpallën me të madhe se dokumenti i paraqitur ishte mbështetur tek drafti Rama.

Lexo me tej:

Deliri/ Ndërkombëtarët detyruan Kurtin të pranonte asocacionin e Ramës

Lapsi.al e denoncoi këtë delir mediatik (shih linkun lart) që ndodh vetëm në republikat e bananeve. Por pasi ndërseu televizionet që kontrollon Rama bëri prapkthehu. Ai u tregua “politikisht” korrekt kur foli me emrin e tij personal. Në një postim në X (ish Twitter), kryeministi u detyrua të shkruajë fjalinë: “Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së”.

Natyrisht, pasi tha këtë, ai nuk mund ta çonte krejtësisht dëm punën e autoportantëve të vet. Ai shtoi se ‘Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës & Serbisë”, pa precizuar se cili ka qenë ky kontribut dhe se ne ç’pika konkrete konsiston ai.

Për dhënë përshtypjen se ai ka vërtet një rol në dialogun mes palëve Rama shpalli se mbështet qasjen e qeverisë së Prishtinës në këtë moment dhe shpalli një vizitë në Kosovë, të pa konfirmuar ende nga autoritetet e atjeshme: “Së shpejti, do të jem në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkroi ai në X (ish Twitter).

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin 

Ashtu sikurse ndodhi edhe këtë radhë, kur propaganda e sponsorizuar e televizioneve pro tij, i vishte një aureolë të rangut të lartë, ndërsa vetë detyrohej të pohonte se drafti nuk qe i tij por i BE-së, kryeministri ka dashur gjatë gjithë kohës të krijojë me pahir imazhin e një njeriu që është faktor në bisedimet e paqes mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ende është e vështirë të kuptohet se pse ai e kërkon me këmbëngulje këtë gjë, aq më tepër kur dihet se marëdhëniet e tij me Albin kurtin janë pranë zeros dhe kur, që pas daljes nga Open Ballkan, presidenti serb Vuçiç, nuk i jep më të njëjtën vëmendje.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Zakonisht liderët shqiptarë e luajnë kartën e sforcuar të “faktorit të stabilitetit”, ose kur kanë probleme të brendëshme, ose kur nuk i kanë punët mirë me ndërkombëtarët. Deri tani Edi Rama nuk duket i rezikuar, as nga njëra dhe as nga tjetra. Dhe e kjo e bën edhe më të mistershme trokitjen e tij insistuese në një portë që nuk ia ka hapur askush.  

©Lapsi.al



22 Comments

    1. Ee, kur ta kuptoni ju Ramën, ehë!
      Vazhdoni bëni edhe klasën e 9 me korrespondencë.
      Me këtë nivel intelektual, përrt.

      1. Emer – Mire e ki , se deri sa ta kuptoni Ramen , Rama do e beje Asosacionin e Himares ( komunave Greke ) .

        E dini pse , ne Shqipetaret e Dardanise e kuptojm Ramen ?, sepse kemi kuptuar Dushanin dhe Enver Milladinin .

        Moti rruhemi ne , shokut .
        Te pershendes nga Dardania Antike 🇽🇰.

  1. Roli i tij ka qene I qarte.

    Mbeshtetje per vellain Vuçiç, mirekuptim per Serbine, dhe qendrim aspak korrekt e serioz me Kosoven.

    Ne rastin me te mire Protagonizem dhe xhelozi e semure.

  2. Lapsi po bën një nga ata spërdredhjet epike që i vë kokën përballë sumës. I ka apo si ka në kontroll, sepse po ti kishte do kishin rakorduar mesazhet. Media bananesh hesapi.

    1. haha e forta eshte qe lapsi gjate gjith veres e sulmonte Ramen pikerisht per idene e asosacionit, tani thote qe nuk eshte ide e tij por e BE

  3. Pastaj në fund të 30 minutëshit, dikush i kujton se duhet t’i çojë dhëndrit supë në burg, dhe se ajo vajza e pret të hënën në SPAK. Këtu Berisha harron që e ka përmbysur pushtetin dhe ulërin se do futet në grevë urie.

    Kjo është zgjidhje e mirë, se nuk ka nevojë që familja të çojë supë dhe në burg, dhe në grevë. Te tregosh modesti nuk eshte te berit bllofin,be e ka pranuar vete per draftin e rames por france gjermani jane shume te medha para shqiperise o lapsexhinjt e lapsit

  4. FOTOT/ Pasi hodhi flakadanin në Kuvend, Salianji shkon të lavdërohet nga Berisha: Bravo, na fshi duart tani

  5. po por drafi i BE u bazua tek drafti qe paraqiti Rama publikisht e qe ne fillim Kurti e luftoi me te madhe (bashke me ju si media)

  6. deputetët para si të ishin manekinë dhe t’i komandosh si marionetë, mund t’i yshtësh që të ndezin flakadanë, të thyejnë karrige dhe tavolina, të shtyhen dhe të zihen me kolegët përpara kamerave dhe të buzëqeshin e të puthen jashtë tyre, madje mund t’i vësh flakën Kuvendit, Kryeminsitrisë, Presidencës, Ministrive, RTSh-së…, mund të ulërasësh dhe trokasësh në çdo derë për të shpëtuar nga hallet e tua, për t’i treguar botës se ‘ose unë në shtëpi (jo në qeli), ose Shqipëria shkrumb e hi’, mirëpo gjithçka bën, nuk ka fajde, SPAK-u nuk sheh lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta,kurti sapo e pranoje asosacionin ne kuvendin e kosoves

  7. Jim O’Brien është një nga diplomatët më me përvojë të SHBA që është marrë gjatë me Kosovën dhe Shqipërinë. Para kësaj detyre ai ishte përgjegjës për Departamentin e Sanksioneve në Departament të Shtetit, ose thënë më shqip, të njeriut që shpall listën e personave “non grata”.Te nxorri rebeshi i shiut nga kanalet e mutit te salihu o miu te kiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *