• |
ide | kryesore

Procesi ndaj Berishës/ Rama: Nuk e kam kapur SPAK!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ka thyer heshtjen për procesin e kreut të opozitës, Sali Berisha dhe arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Pikëpyetjeve nëse SPAK mori urdhër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo urdhëri doli nga zyra e Edi Ramës, kryeministri i dha përgjigje në një takim me socialistët në Fier.

Rama tha se amerikanët kanë qenë mbështetës të reformës në drejtësi, por tha ai, socialistët kanë qenë udhëheqës të saj, duke pranuar se ka bërë reformën në drejtësi, por se nuk e ka kapur SPAK. Rama tha se nëse do të kishte kapur SPAK-un, nuk do të ishin goditur njerëzit pranë tij.

“Këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri pozicion është drejtësinë e solli Amerika. Tjetri pozicion është, s’ka drejtësi të re, se ka një SKAP që po na kap, se e ka kapur Edi Rama. Të dyja janë të pavërteta. Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafajn që për një kohë shumë të gjatë ka qenë në tryezat qysh kur ishim në opozitë. Ku është diskutuar cështja e reformës në drejtësi. E solla emrin e Fatmirit se ai ka zakon që mban shënime. Po të ishte këtu, do mbante shënime. Zakon. Më kujtoi që ne, këtë që bëmë me reformën në drejtësi e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh, për programin e 2013 por shumë kohë më parë. Jo si bisedë. E kemi nis shumë kohë më parë, kur në opozitë i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Dokumenti i propozuar nga Partia Socialiste, që në 2008, në 2009 na bëri mirë ajo që u mësuam të fitojmë, vetëm të fitojmë. Pastaj shkruajtëm programin për një Rilindje Kombëtare dhe e kemi në program dhe kur kemi diskutuar programin kishte nga ata që thonin: Si mund ta bëjmë se nuk do marrim 94 vota, apo 84 vota, ne do marrim shumicën inshallah. Dhe unë i thoja, “Ne do e vëmë këtu dhe do ta bëjmë”. Se si do e bëjmë nuk kam filxhan, por do bëhet se i ka ardhur koha dhe ka ardhur në pikën që nuk mban më kjo punë. Dhe u bë. Dhe jo amerikanët, por gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë. Se nuk është puna e tyre. E dyta askush, besojeni se është një nga arsyet për të qenë krenarë për këtë familje politike, të qënit në këtë parti në këtë fazë historike. Nëse sot pandëshkueshmëria nuk është mit, ndodh se ekziston Partia Socialiste e Shqipërisë. Askush tjetër. As ata që ishin. As ata që duan të jenë. Askush. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka Partia Socialiste në AND e vet, se që nga viti 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca, një që ka shkatërruar një që ka ndërtuar. Partia Socialiste mund të ketë bërë gabime të mëdha. Se pashë Erjonin (Braçen). Por, të bëj unë gabime me Erjonin, gabimi im duket më i madh. Nuk ka asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri, s’ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë për një periudhë të caktuar. Se ky është kapacitet shtetbërës. Por në asnjë rast nuk mund t’i thuash që për shkak të kësaj partie Shqipërisë i ndodhi një shkatërrim. Do t’ia numërojmë shkatërrimet partisë tjetër? Nuk ja vlen të humbas kohë. PS mund ta ketë gjuajtur topin jashtë, por huq nuk kemi dalë ndonjëherë. Doni t’jua numëroj sa herë kanë dalë huq të tjerët? Pra nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi. Është Partia Socialiste që bëri reformën në drejtësi dhe gjeti dhe pati mbështetje masive të aleatëve. A bëhej reforma pa mbështetjen e tyre? Jo nuk bëhej. Por tjetër është ta udhëheqësh reformën dhe tjetër ta mbështeësësh atë. Mbështetja në rastin tonë ishte shumë e rëndësishme. Se ato kreshnikët nuk do vinin në parlament që mbanin kokën poshtë sikur u ishin ujitur pantallonat. Po kaq e pavërtetë është tjetra, që e kemi kapur ne drejtësinë, që e kam kapur unë. Nuk do shpjegim. Një forcë, një qeveri një kryeministër që do të kapi drejtësinë, e kap që mos t’i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë, që të të kapin ato që nuk do të t’i kapin, kjo nuk është kapje e drejtësisë. Dhe ose ke vesin të rrish në karrige dhe t’i kapësh të gjithë që të rrish më shumë në karrige ose ke vizionin të bësh gjëra të mira për të gjithë. Kjo reformë në drejtësi do të mbetet dhe nuk kthehet më. Nuk kthehet” tha Rama.



22 Comments

  1. Nje njeri me mend e qe kupton si funksionon politika e interesave e kupton edhe qe ketij nuk i intereson fare qe skapi te kapi Berishen. Po fare. Pse duhet ti interesoj? Nuk ka asnje interes, zero, perkundrazi ka interesin e kundert. E para sepse behet precedent dhe e kupton dhe ky qe nuk eshte i paprekshem. Skapi mund ta kapi. E dyta, sa te mbaj peng partin Berisha per hallin e vet, ky e ka te siguruar mbreterimin. Berishen e ka aty si opozit te perhershme. Po mbreterimin ky e ka te siguruar pasi ne nje vend te NATO nuk lejon njeri qe te vij te qeverisi nje non-grata, aq me teper pas akuzave te renda qe ka nga USA. Keshtu qe sikurse Berisha nuk thot dot USA, thot Rama, Rama. Nderkoh vetem nje idjot nuk e kupton qe mbrapa eshte USA.

    1. patronazhist apo debatiks?te gjithe monstrat mavi,jane nje tragjedi per kombin.ram ka dy te keqija dhe dyta shume me e rende.e para,eshte jevgjit dhe e dyta,psikopat.

  2. Kam gjith keto vite, qe kur filloi qe them qe ky eshte nje investim amerikan dhe qe do vinte nje dit qe do shpetonte dhe Shqiperia nga politika e vjeter fal drejtesis se re. Me kan shar e kan tall karin militantet e te dyja paleve. Patronazhistat ne nje moment te acaruar shum se po futeshin nje nga nje keta te PS e cirreshin e ngjireshin pse nuk fusnin Like floririn dhe Saliun brenda. Dumbabistat thoshin ja do arrestohen e do dalin te pafajshem (te gjith jan denuar deri tani). Dumbabistat thoshin skap skap po ja qe ua kapi baben (te shofim se ky eshte vetem fillimi). Asnje nga trekendeshi i bermudeve nuk e donte kete reform, lere se cthot Rama e bem ne. Rama per vete nuk e donte e beri dhe tentativa per ta kapur po e kapi per veshi xhaxhi Semi dhe ja tregoi vendin. Un vazhdoj te them qe SPAK eshte gjeja me e mir qe i ka ndodh popullit shqiptar qe nga nisja e pluralizmit. Koha do ta tregoj (normale gjithmon per njerezit me ment dhe jo per delet militante).

  3. Nuk e ke kapur drejtesi e ke reformuar ne nje linje me “komunizmi eshte ne anen e mire te historise”

    Fuck EU meqe ra fjala, xa simoatizant te komunizmit.

    1. Shkatërrim total i vendit nga ana e shtetit te se drejtes, cilësisë së jetës , burimeve njerezorë , shtetit social

      Trafik dhe prodhim droge abuzim shteteror dhe betonizim për pastrim parash.

      Deshtim total këto 10 vjet per te gjithë ama perfitim maksimal për ramën dhe ridhjersit

  4. Nuk e ke kapur drejtesine, e ke reformuar ne nje linje me “komunizmi eshte ne anen e mire te historise”. Ke josh dhe te huajte me pagesa, ke vjedh dhe pronat qekur dilje e thoje ceshtjet e pronave u mnyllen. Tani drejtesia e reformiar nga TY, do filloje te arrestoje pronare. E gjitha kjo nen syt e bashkimit evropian.

    Fuck EU

  5. Kriminel i koheve te sotme qe fshihet mbas perendimit. Do arrestosh shqiptare per tekat e tua dhe egon tende. Epo mire kshu le te jet.

    Fuck EU

  6. E ke kapur se ç’ke me atë punë. Kush janë Spak. Të gjithë janë o ish hetusa o persona që janë trashëgimtar të familje të lidhura fort me ish diktaturën. E jo vetëm në Spak , në të gjithë sistemin e drejtësisë. Me gjeni një përfaqsues nga ndonjë familje tradicionale të djathta e të persekutuar. I hoqën të gjithë që kur erdhën në pushtet në 97 por nuk qenë kaq radikal dhe më të famshmin drejtësi e re alla Sorrosian e Edvinist me proçesin e vetingut që u ngrit me njerëz të lidhur me rilindjen duke realizuar një luftë të re klasash. S’besoj që nuk ka person racional të besojë gënjeshtrën e këtij diktatori por besojnë që e drejton ai lëvizjet në Speak. Sigurisht dhe arrestimi dhe hetimi i Malltezit dhe Berishës është akti që më të vërtetë ky fakt është më konkret se kurrë dhe tregon qartë që ai s’ka a frikë nga precedenti.

  7. Jim O’Brien është një nga diplomatët më me përvojë të SHBA që është marrë gjatë me Kosovën dhe Shqipërinë. Para kësaj detyre ai ishte përgjegjës për Departamentin e Sanksioneve në Departament të Shtetit, ose thënë më shqip, të njeriut që shpall listën e personave “non grata”.Vazhdo Gimi ceceni salihut shkerdhe motrat mamin e vajzat qe salihu te gezohet.

  8. No shit !! Jim O’Brien ka dal nga xhepat e Sorosit. Eshte investim Sorosian si Blinkeni dhe Bideja. Ik qiu tani

  9. Për pushtet, sakrifikoi bashkëudhëtarët e një rruge, intelektualët më në zë të fillimit të lëvizjes demokratike si Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Arben Imami, Preç Zogaj, Shahin Kadare, Arben Demeti, Edmond Trako etj etj. Më tej historia dihet. Desh të bënte një Kushtetutë në interes të ambicieve për çimentimin e pushtetit, por u ndal nga populli i vet.O Gimi ceceni vazhdo shkerdhe mamin motren e vajzen gezo salihun

  10. SKAPI qe kapi kurven e vucidolit dhe dhendrin e vet do kapi dhe dy kopilet e tij Shkerdhenin dhe Kargita fytyr gorillen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *