• |
ide | kryesore

Shisnin drogë pranë shkollës/ Arrestohen dy të rinj në Krujë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike në afërsi të një shkolle në Krujë. Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht një person tjetër, i mitur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në një qendër lojërash, në afërsi të një shkolle në Krujë, u kapën dhe arrestuan shtetasit I. M., 20 vjeç, dhe G. Rr., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar”, njoftoi policia.

Policia ka sekuestruar kokainë dhe kanabis të ndarë në doza dhe sasi municioni luftarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *