• |
ide | kryesore

Superiore/ Partizani e Egnatia sfidohen në distancë mes shiut: në Korçë Tirana rrezikon shumë

-Instant, F1, Sport
Partizani



Mes reshjeve të forta që spostuan orare e ndeshje në të gjitha kampionatet kombëtare, do të nisë sot Java e 12 e Superiores. Pesë përballje të ndara në tre ditë, mes të shtunës e të hënës, që mund të jenë të rëndësishme për renditjen. Duke parë ngjeshjen e madhe të skuadrave, por edhe tridhëmbëshin e krijuar në krye, situatat mund të ndryshojnë. Partizani e Egnatia do të sfidohen për vendin e parë në distancë, Tirana nuk mund të gabojë në Korçë.

Të parët zbresin sot në fushë kryesuesit e Egnatias. Rrogozhinasit do të luajnë në transfertë, por kanë fatin që Erzeni i zhvillon ndeshjet jashtë shtëpisë. Në Arenën e Demave në kryeqytet Egnatia ka precedentë të mirë, por duhet të thyejë shijakasit nëse dëshiron të shkëputet nga Partizani. Skuadra e Deliallisit nuk fiton prej tre javësh, por vjen nga dy barazime radhazi, Ndërsa ajo e Tetovës nuk humbet prej 4 takimesh.

SUPERIORE, JAVA XII

04/11/23
Erzeni           17 : 00 Egnatia
05/11/23
Kukësi          13 : 30 Dinamo
Teuta            17 : 00 Laçi
Skënderbeu 17 : 00 Tirana
06/11/23
Partizani      18 : 00 Vllaznia

Lexo më tej: Sa të ketë shtesë fiton Partizani: Taipi dënon Laçin dhe Abilaliaj bën katër në katër

Të dielën, me orarin të spostuar me 30 minuta, Kukësi do të presë në shtëpi Dinamon në një ndeshje shumë të rëndësishme. Skuadrat ndahen nga dy pikë në tre vendet e fundit të renditjes dhe një fitorja apo humbja bëjnë diferencë të madhe. Mehmeti nuk ka snjë humbje në dy ndeshjet në detyrë, por Nica është dorëzuar vetëm ndaj tre kryesuesve.

Në orën 17 pastaj Teuta në vendin e fundit, kthehet në shtëpi, më shpresën të kthehet edhe te fitorja, kur përballë të jetë Laçi. Skuadra e Josës ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, pavarësisht se është në zonën Final Four. Në të njëjtën orë, Tirana viziton Korçën për tu ndeshur me Skënderbeun. Objektivi i bardhebluve, pas fitores me Teutën, është të mos lejojë shkëputje më të madhe me dyshen e kreut. Diferenca aktualisht është -3, por me Partizanin që mund të shkojë +6 nëse fiton rikuperimin.

PARTIZANI, I FUNDIT NË FUSHË

Nëse dy pretendentët luajnë në transfertë, të kuqtë duhet të përplasen me Vllazninë, një ndeshje që nuk parashikohet e thjeshtë. Osmani debutoi me pikë, por duhet të gjejë fitoren për të mos rrezikuar. E vështirë me të kuqtë që kanë pesë fitore radhazi dhe në shtesë janë fatalë. Të hënën Abilaliaj do të kërkojë suksesin e radhës në pankinë, me shpresën se çështja e trajnerit do të marrë drejtim e ai do të kthehet të bëjë Drejtorin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *