• |
ide | kryesore

Thomas Zilliacus nuk heq dorë: “Kam mbledhur 2,3 miliardë euro, do bëj një ofertë për Inter”

-Instant, Sport
Zilliacus



Thomas Zilliacus nuk heq dorë nga interesimi i tij për Inter. Prej disa muajsh sipërmarrësi finlandez i dërgon mesazhe në rrjetet sociale familjes Zhang për klubin zikaltër. E këtë herë ai ka bërë përpara edhe me shifra: “Sapo kam nënshkruar një marrëveshje me disa investitorë që duan të investojnë në kompaninë time XXI Century Capital për të mbledhur një shumë prej 2.5 miliardë dollarësh (mbi 2.3 miliardë euro, red.). Ne do të bëjmë një ofertë të re miqësore për Inter duke përdorur një pjesë të këtyre fondeve”.

STEVEN ZHANG NUK DËSHIRON TË SHESË INTER

Steven Zhang, megjithatë, duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Inter. Presidenti zikaltër ka një plan për të rifinancuar borxhin dhe për të ruajtur pronësinë. Huaja e Oaktree skadon në maj të vitit 2024, kur kompania mbajtëse luksemburgase që kontrollon Inter duhet të shlyejë mbi 350 milionë në fondin amerikan. Nuk ka shumë kohë, por është e qartë se një zgjidhje duhet të gjendet nga fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ri.

SA VLEN INTER PËR STEVEN ZHANG?

Kanë qenë disa fonde që kanë vlerësuar nëse do të kontaktojnë drejtpërdrejt për blerjen e klubit. Por pasi kanë studiuar situatën kanë vendosur ta lënë të qetë, edhe për shkak të shumës që kërkon Zhang për të shitur Inter. Kërkesa, të cilës blerësit duhet t’i afrohen arrin shumën 1.3 miliardë euro.

KUSH ËSHTË THOMAS ZILLIACUS?

Ish-ekzekutiv i Nokia, Zilliacus themeloi Grupin e Aleancave Strategjike të Azi-Paqësorit dhe Mobile FutureWorks. Këto kompani kryesisht merren me pasuri të paluajtshme, sporte dhe telekomunikacion. Vlera e tyre e kombinuar arrin mbi 3 miliardë dollarë. Muajt e fundit për të ishte folur edhe te Manchester United, por duke mos gjetur partnerët e duhur, ai kishte braktisur garën për klubin anglez. Megjithatë nuk është rastësi që në rrjetin sociale personal shumë shpesh ai komenton, përveç situatës së Inter, pikërisht edhe atë të Djajve të Kuq.

POSTIMI I ZILLIACUS



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *