• |
ide | kryesore

Video/ Nuk ka nevojë për shtesë, Partizani shpërbën Vllazninë: Osmani shembet 4-1 në kryeqytet

-Instant, F1, Sport, Video
Partizani



Këtë herë kohët shtesë nuk ishin të nevojshme. Partizani e likuidoi Vllazninë me një 4-1 që nuk lë vend për diskutime. Shkon më shumë se keq transferta e parë e Qatip Osmanit, që pas barazimit në debutim provon humbjen më të rëndë sezonale të shkodranëve. Abilaliaj në anën tjetër rrëmben fitoren e pestë radhazi, ndërsa të kuqtë të gjashtën në toal: një rekord që kur president është Gazmend Demi. Në pëfundim të javës së 12 të Kategorisë Superiore Partizani bashkëkryeson me Egnatian me 26, por kanë ende një ndeshje për të rikuperuar.

Në Arenën e Demave u vu në skenë një ndeshje ritmike me raste, ku Vllaznia u ndëshkua për faktin se tentoi të luante si e barabartë. Skuadra e Abilaliaj presoi gjithë fushën dhe madje e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen, pavarësisht reklamimit të pafat të Rrapajt për penallti. Arbitri Beqiraj vazhdoi lojën, por të kuqtë nuk hoqën dorë dhe provuan me Maguette. E megjithatë duhej një gafë skandaloze e prapavijës shkodrane për të zhbllokuar sfidën.

Rrapaj bëri 1-0 dhe megjithë barazimin e pafat të autogolit të Qirkos në minutën e 32′ gjërat nuk ndryshuan. Dy gola në kohën shtesë të pjesës së parë nënshtruan një Vllazni të shpërfytyruar. Në minutën e parë shtesë Preka me kokë ndëshkoi portierin Qarri, ndërsa tre minuta më pas Cara bëri gjithcka që Mehmeti të shënonte trisin përpara pushimit.

POKER E SËRISH RASTE TË HUMBURA

Kishte vetëm një skuadër në fushë në pjesën e dytë dhe Partizani koleksionoi një mori rastesh përpara portës shkodrane. Nuk kishte si të vononte goli i katërt i Maguette, që fiksoi pokerin e kuq.

Lexo më tej: Sa të ketë shtesë fiton Partizani: Taipi dënon Laçin dhe Abilaliaj bën katër në katër

E megjithatë, ndoshta Abilaliajt pavarësisht katër golave nuk duhet ti ketë pëlqyer mënyra si lojtarët e tij shpërdoruan mundësitë para Qarrit. Në fund, fitorja 4-1 lejon kryeqytetasit të arrijnë Egnatian në krye të renditjes. Vllaznia e sheh tani veten në zonën e playout, vetëm një larg rënies nga kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *