• |
ide | kryesore

Ndeshja e La Liga shtyhet vetëm nga Muriqi: arsyeja është thelbësore për Mallorca

-Instant, Sport
muriqi



Kosovë-Izrael do të zhvillohet më 12 nëntor, një periudhë jashtë pauzës së përcaktuar të kombëtareve, për të kompensuar ndeshjen e shtyrë për shkak të luftës që shpërtheu në Izrael. Kjo do të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e kampionateve, në kohën kur Mallorca duhet të përballet me Cadiz në La Liga. Sigurisht që, në këtë rast, ata do të duhej të bënin në fushë pa sulmuesin e tyre kryesor Vedat Muriqi. Kështu, që balearët kërkuan shtyrjen e ndeshjes dhe morën miratimin e Juez Único de Competición.

Muriqi ka shënuar katër gola këtë sezon për Mallorca, që po përballet një seri prej shtatë ndeshjesh pa fitore në kampionat. FIFA zgjati periudhën e pauzës ndërkombëtare për Kosovën dhe Izraelin për shkak të shtyrjes së lojës së tyre. Kjo do të thotë se klubet janë të detyruara të lirojnë lojtarët e tyre në skuadrat kombëtare. Pushimi ndërkombëtar fillimisht ishte planifikuar të fillonte të hënën.

Lexo më tej: Video/ Muriqi tremb Barcelonën e futet në historinë e La Liga: gol e asist i kosovarit

Trajneri i Cadiz, Sergio González kishte thënë se klubi i tij duhet të ishte përfshirë në vendimin nëse do të shtyhej ndeshja e kampionatit dhe për të diskutuar një datë të re. Tani gjithcka është përcaktuar: sfida e shtyrë e javës së 13 të La Liga do të luhet në 29 dhjetor në orën 21. Mallorca ndodhet në vendin e 17 në renditjen e kampionatit spanjoll, pak jashtë zonës së rënies. Cadiz është një vend përpara Mallorca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *