• |
ide | kryesore

ANALIZA/ Sërish ai, sërish Edi… që përzihet në politikën italiane

Arkiva, Lajme, Të fundit
italiane



Në mënyrë periodike kryeministri shqiptar Edi Rama merret me flukset migratore italiane. Shqyrtimi i motiveve të tij është i dobishëm, edhe sepse këtë herë, ndoshta e ka ekzagjeruar.

Nga Nicola Pedrazzi

Edi Rama qeveris Shqipërinë për më shumë se 10 vjet. Zgjedhjet e para i fitoi në 2013-ën, pak muaj pas fjalëve të Pierluigi Bersanit “dolëm të parët, por nuk fituam”. Tek ne atëherë e majta barazonte Berlusconin; në anën tjetër të Adriatikut, Edi artisti, Edi socialisti, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës që kishte ngjyrosur ndërtesat, arkivoi përgjithmonë historinë e Sali Berishës. Ai ktheu një faqe.

“Sa po avancojnë këta shqiptarët” – ishte qëndrimi gjysmë i majtë e gjysmë përçmues që ne u kushtojmë fqinjëve tanë qysh atëherë. Dhe mbi këtë mungesë njohurie, për më shumë se një dekadë, në mënyrë periodike, Edi Rama ka përfituar politikisht. Ne nuk e shohim sepse për ta parë duhet ta konsiderojmë Shqipërinë shtet. E megjithatë për ne Shqipëria është vend i imagjinatës dhe ëndrrat nuk janë bartëse interesash. Ne nuk e shohim, sepse fiksioni italo-shqiptar është i dobishëm për të maskuar varfërinë e politikës sonë të jashtme.

Rama bëri trukun e fundit magjik të hënën e kaluar në Palazzo Chigi. Këtë herë bashkëpunëtor i tij nuk ishte “miku Renzi” (2014), as “miku Di Maio” (2021), pasi jemi në vitin 2023 dhe “miku im” është Giorgia Meloni. Nuk jam i sigurt nëse komentimi i memorandumit të nënshkruar nga dy qeveritë është i dobishëm, jo vetëm sepse është dukshëm jopraktik në planin konkret dhe ligjor, por sepse kam disa vite që ndjek marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë dhe nuk besoj më tek fjalët që thonë të dyja diplomacitë.

Për ata që nuk e kanë ndjekur, mjafton të themi se gjatë konferencës për shtyp, kryeministrja Meloni deklaroi se Shqipëria “do t’i japë Italisë disa zona të territorit të saj”, mbi të cilat Italia do të mund të ngrejë “me shpenzimet e veta dhe nën juridiksionin e saj” dy struktura “për menaxhimin e migrantëve të paligjshëm”. Për të qenë të saktë, qeveria hipotezon të dërgojë në Shqipëri 3 mijë persona në muaj, të cilët do të duhej të qëndrojnë në këto qendra gjatë aplikimit për azil.

Nëse refuzohen, aplikanti do të largohet nga territori shqiptar. Nuk është e qartë se ku të shkojë, nëse njëri është riatdhesuar nga Italia ose Shqipëria. Fluksi total vjetor i vlerësuar është 36 000 njerëz. Ashtu si në fund të reklamave të ilaçeve edhe Meloni bëri paralajmërimet: “Protokolli përshkruan kuadrin politik, masat rregullatore pasuese që duhet të ndjekin marrëveshjen”. Ajo dha një datë të paqartë të fillimit të projektit, “pranverë 2024”. Përkthimi: Kjo marrëveshje nuk ekziston, por është propagandë e pastër.

Asgjë e re nën diellin italo-shqiptar. Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 2018, kur kriza e anijes “Diciotti” e bllokuar nga Salvini në portin e Katanias u “zgjidh” nga këshilltarët për median të qeverisë shqiptare, të cilët premtuan në Twitter se do të mirëpritnin 20 emigrantë, e cila u kap menjëherë nga Farnesina dhe për rrjedhojë nga të gjitha agjencitë e shtypit.

Edhe atëherë ministrat Salvini dhe Di Maio theksuan sjelljen e vendit të vogël ballkanik “më evropian dhe më mbështetës se shtetet anëtare”. Të majtët ishin të përgjumur në ëndrrën e një vendi të varfër, por mikpritës ndërsa të djathtët mburreshin me frytet e intransigjencës së ministrit të Brendshëm, i cili me “JO”-në e tij kishte imponuar një rishpërndarje.

Për më tepër në një vend, që me gjestin e tij, i ktheu më në fund mirëseardhjen e italianëve (a thua se Lega Nord e viteve 90 kishte qenë mikpritëse ndaj shqiptarëve). Ditë deklaratash tronditëse dhe boshe, sepse asnjë azilkërkues nga “Diciotti” nuk mbërriti ndonjëherë në Shqipëri dhe as ndonjë autoritet nuk ngriti pyetjen se kjo që po ndodh tani, transferimi i një emigranti të ardhur në BE në një shtet të tretë, jashtë sistemit të azilit europian është i paligjshëm.

Dhe pikërisht këtu shpërthimi i Melonit e kalon atë të Salvinit sepse për të shmangur kundërshtimin e paligjshmërisë së një transferimi të detyruar jashtë BE-së, thuhet se porti i Shëngjinit dhe strukturat e tij do të jenë “territor italian”. Nga ai territor emigrantët e vendosur në Shqipëri do të mund të kërkojnë azil në Itali. Ka shumë diskutime nëse është e mundur të transportohen emigrantët e gjetur, le të themi, në brigjet e Siçilisë, në një port 700 km larg rrugëve qendrore të Mesdheut.

Konventat ndërkombëtare përcaktojnë se të shpëtuarit në det duhet të zbarkojnë në bregun më të afërt. Në të vërtetë nuk është e qartë se si mund të krijohet një Itali ekstra-territoriale, e aftë për të organizuar një mirëseardhje që respekton ligjin ndërkombëtar jashtë kufijve të saj. Por unë nuk jam kundër qëllimit të mirë për të mos komentuar një memorandum që nuk do të bëhet kurrë funksional. Le t’i kthehemi politikës dhe në veçanti politikës shqiptare. Pse Edi Rama merret shpesh me çështjet tona të migracionit?

Për të njëjtën arsye, në vitin 2020 ai dërgoi një ekip infermierësh në Lombardi për të ndihmuar njësitë tona të terapisë intensive të bllokuara nga Covid-19. Videoja në pistën e asfaltit të aeroportit të Tiranës, me mjekët e varfër, tashmë të maskuar, është e denjë për Korenë e Veriut (sa për dijeni, ata ishin të papërvojë, siç u tregua në spitalet në zonën e Brescias ku u vendosën, në thelb për të mësuar teknika për të luftuar virusin, në një kohë kur pandemia po përhapej edhe në Shqipëri).

Në vitin 2018, ashtu si në 2020 dhe në 2023, për Edi Ramën objektivi është gjithmonë një: të hyjë në rrjedhën narrative të ngjarjeve europiane, të fitojë besueshmëri mes partnerëve si lider i rajonit dhe ta portretizojë Shqipërinë në opinionin publik si një pjesëtare faktike të Bashkimit Evropian. Gjëra që na ndihmojnë të harrojmë se vendi i tij është duke luftuar në çdo pikë të negociatave të anëtarësimit.

Konferenca për shtyp e Ramës dhe Melonit nuk ka rrëfyer çështjen e një ngjarjeje diplomatike. Është vetë fakti diplomatik. Përballë italianëve Rama i ofroi Melonit mundësinë që të pretendonte se Italia ka një politikë të jashtme bindëse (funksion që shteti shqiptar e ka kryer edhe herë të tjera në historinë e Italisë), përballë europianëve Meloni i ofroi Ramës çfarë qeveritë italiane garantojnë pavarësisht ngjyrës politike: certifikatën e evropianitetit.

“Shqipëria jo vetëm e konfirmon veten si një komb mik i Italisë – deklaroi Meloni – por edhe si një komb mik i Bashkimit Evropian. Edhe pse është vetëm një vend kandidat, ai tashmë sillet si një vend anëtar i Unionit”. Me pak fjalë, prej 10 vitesh skenari ka qenë i njëjtë, por qeveritë tona ndryshojnë dhe trashëgojnë ligjërimin nga ai i mëparshmi, ndërsa Rama mbetet dhe vazhdon të përpunojë interpretimin e tij.

“Preferoj ta lë përkthyesin të pushojë”, – thotë ai para se të flasë me italishten e tij, me pamjen e përulur të dikujt që do të donte të bënte më shumë. Dhe pastaj shkon drejt e në zemër, drejt e në fajin e të majtës, drejt e në kompleksin e superioritetit të së djathtës: “Nuk do ta kishim bërë këtë marrëveshje me asnjë shtet të BE-së. Borxhi që kemi me Italinë nuk mund të shlyhet, por nëse Italia thërret Shqipërinë, ajo është aty. Nëse ka pyetje mirë, nëse nuk ka, ne firmosim dhe shikojmë jetën pasi të kemi kryer detyrën”.

Edi Rama ka 10 vjet që qeveris vendin e tij me mediat e huaja dhe konsensusin që fiton jashtë, nga Brukseli në Ankara (sepse ka edhe një skenar të konsoliduar “orientalist”, por kjo është tjetër histori). Sot në Shqipëri mungon një opozitë e besueshme, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë bashkiak, kryesisht sepse kundërshtitë e saj nuk merren parasysh. Krimi i organizuar është pajtuar me këtë pushtet të ri, të vetëm. Korrupsioni nuk është i shfrenuar, ai është endemik, e vetmja metodë e mundshme. Reformat e kërkuara nga BE-ja janë në luftë, shqiptarët emigrojnë masivisht: pa varka, por kërkojnë azil në Evropën veriore, si eritreasit e “Diciottit”.

Për të gjitha këto arsye Edi (i cili është rritur me Rai dhe Mediaset dhe e njeh fuqinë hipnotike që kanë vendet e huaja në periferinë shqiptare dhe që kujtimi i emigrimit shqiptar ka mbi ne) herë pas here bën një udhëtim në Itali. Dhe pikërisht për këto arsye, pikërisht sepse Shqipëria e vërtetë, pavarësisht bashkëpunimit dhe politikave tona, është një vend i tillë sot, na duhet një Shqipëri që të na tregojë sa të mirë kemi qenë. Le të na konfirmojë se po korrim frytet e mirëseardhjes së mbjellë 30 vjet më parë.

Na siguroftë ai se ne dimë të jemi në Mesdhe dhe se në “Mare Nostrum” kemi tavolina dhe marrëdhënie që na lejojnë të dëgjohemi në Evropë. Këtë herë, ndoshta, e bënë shumë të madhe. Gënjeshtra italo-shqiptare e përsëritur është një mashtrim moral që u intereson pak njerëzve, por po kalon pragun e qëndrueshmërisë. Zgjimi rrezikon të jetë shumë i papritur. ©Marrë nga balcanicaucaso, përshtati në shqip lapsi.al



19 Comments

    1. Problemi nuk eshte se c’fare votojne shqipetaret, se ne fund te fundit vetem 35% e shqipetareve votoi ne zgjedhjet e fundit!. Problemi eshte se Shqipetaret nuk kane ke te votojne (edhe ata qe jane kunder Rames). Rama nuk eshte rrote Kari, por qelbesire dhe manipulues i rraces me te keqe

    1. Ne fakt rrot kari eshte kompliment per pallen e trapit dhe pallezat e trapit qe çup e çup ja lajne te mbrapmen.

  1. Ore Edi Rama, Italine e ka sa per aperitiv, thjesht nje Campari Spritz.

    Egoja e tij, kapaciteti i tij, aftesia e tij, talenti i tij… do te donte shume, shume me shume se kaq.

    E kot te sqaroj qe Ballkani me 30 milione Ballkaneze rri tmerresisht e vogel. Shqiperine lere fare…

    E kuptoni ca Kryministri keni apo jo, mor buke-shkale. Mor qenie perjetesisht te pakenaqura. Qe vetem te ankoheni dini.

    Te largeta duken ditet kur Shqiperia ishte e izoluar e udheheqesit e vendit as nuk dinim te dialogonin me homologet e tyre te huaj. Per te mos fol per Vucitolsin: ë mirikëll of fridom!

    Faleminderit Edi Rama!

      1. Lehe edhe ti kucka e zagarit?!

        Ne vend qe te falenderosh fatin per Kryeministrin qe ke, merresh me meskinitete e banalitete…

        Thuaje bashke me mua: Faleminderit fat per Edi Ramen!

        1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

          Jorgo je njish! nuk të kuptojnë as ty siç ne edvinin!

          e kam për komentin jo replikën

  2. Rama e Meloni janë kthyer në personazhe të humorit në Itali dhe jo vetëm. Janë pjesë i një diskutimi gazetaresk i të gjithë mediave italiane. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për ato të majta të dallueshme por dhe ato të pavarura e liberale.

  3. Obobo… se tani e pashe: Osservatorio Balcani…

    Po kjo eshte media vari lesht. Me kete merreni ju?!

    Keto jane artikuj qe i shkruajne gazetare shqiptare qe punojne per lete media.

    Kete zere se e ka shkrujt Andi!

    Po ca merreni me keto Kazane! Pfff…

    1. Merrja ne goje komandantit.
      Brace u lodh.
      Moterqirajt ne rradhe bashke me prokuror gjygjtare akademike mesues edukatore police oficere e te tjere. Ju qifte kina nonen disa here.

      1. Mirë kur ishte e majta në pushtet ndërhynte por tani me marifetlliqet e tij ja arriti që të ndërhyjë tek përfaqësuesja e të djathtës që në fakt është më tepër e interesuar për këtë problem. E majta në rastin kur kërkoi 20 emigrantë të një anije nuk i çoi,kurse në këtë rast Meloni i çon me mijëra që i plotëson dëshirën e tij antishqiptare për shpopullim të mëtejshëm. E bukur. Një komunistosocialist me një neofashiste në harmoni të plotë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *