• |
ide | kryesore

Emrat/ Shisnin drogë afër shkollave dhe lagjeve në Kavajë, në pranga 4 të rinj

Lajme, Të fundit



Si rezultat i operacionit policor të koduar “Tempulli”, janë goditur 2 raste të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa në Kavajë, në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë. Në prangat e policisë kanë përfunduar 4 të rinj përkatësisht Bersnik Dulla, 31 vjeç, Xhevahir Hoti, 33 vjeç, Zeqir Krasnaj, 23 vjeç dhe Flori Gjuzi, 21 vjeç. Të gjithë këta shtetas janë banues në Kavajë. Dyshohet se shisnin drogë në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit Bersnik Dulla, Xhevahir Hoti dhe Zeqir Krasnaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flori Gjuzi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *