• |
ide | kryesore

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me disa emra

Lajme, Të fundit



Një 44-vjeçar përfundoi në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të koduar “Transportuesi”. Policia sqaroi se shtetasi, Klajd (Albert) Celaku (Çelaku), akuzohet për trafik të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, janë gjetur dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak.

Njoftimi:

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, është finalizuar faza e dytë e operacionit policor të koduar “Transportuesi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krëhra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.

Vihet në pranga një 44-vjeçar.

Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, është vënë në pranga një shtetas dhe janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një punë intensive hetimore disajavore, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, dhe kanë goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *