• |
ide | kryesore

Gjykata kërkon Berishën me postë, letra kthehet me shënimin “refuzuar”

Arkiva



Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të kontaktojë me ish-kryeministrin Sali Berisha përmes shërbimit postar.

Por sipas një njoftimi të kësaj gjykate, letra është kthyer mbrapsht me nënshkrimin “Refuzuar”. Gjithashtu bëhet me dije se letra i janë dërguar edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.

Berisha është nën hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku akuzohet për korrupsion.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *