• |
ide | kryesore

Menaxherët e futbollit luftë të hapur Fifa-s: “Gati për veprime ligjore kundër FFAR”

-Instant, Sport
FFAR



Shoqata Europiane e Menaxherëve Sportivë është e gatshme të ndërmarrë “veprime ligjore të koordinuara kundër FFAR-it”. FFAR është rregullorja e re për menaxherët e iniciuar nga FIFA, që hyri në fuqi më 1 tetor. Kjo rregullore parashikon, ndër të tjera, rikthimin e një regjistri menaxherësh dhe një kufi për kompensimet. Kështu lexohet në një shënim të vetë Shoqatës, sipas të cilës “panorama aktuale normative ndërkombëtare është në kaos dhe kërkon një modus operandi të ri që merr realisht parasysh situatën e menaxherëve”.

Lexo më tej: Akuza frontale nga Shakhtar për Fifa-n: “Na shkatërruat”

Pozicionimi është shfaqur pas takimit të 8 nëntorit të kaluar në stadiumin Wembley në Londër, ku morën pjesë menaxherë që përfaqësonin 23 vende: “Jemi të lodhur nga persona që përpiqen të rregullojnë sektorin tonë pa përfshirjen e duhur të vetë menaxherëve. Ne mezi presim të punojmë me palët e interesuara që kemi kontaktuar tashmë për të bashkë-zhvilluar një sistem që krijon transparencë globale, efikasitet dhe respekt për të gjithë aktorët e përfshirë. Hapat e parë në këtë drejtim tashmë janë ndërmarrë”. Sidoqoftë, tani konflikti është shpallur dhe Shoqata europiane e menaxherëve të futbollit  ka ndërmend të ndërmarrë edhe veprime ligjore kundër FIFA-s dhe rregullores së saj të re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *